• Latest
  • Trending
  • All

DW: Si i bllokojnë mediat e kontrolluara reformat në Serbi

23/10/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

DW: Si i bllokojnë mediat e kontrolluara reformat në Serbi

23/10/2022
in Aktualitet

Brukseli negocion prej vitesh me Serbinë për anëtarësimin në BE. Por mediat e komanduara në vend e damkosin BE dhe pengojnë kështu reformat e kërkuara nga perëndimi.

Nëse do të besosh mediat e kontrolluara në Serbi, atëherë gjendja në vendin ballkanik është e tillë: perëndimi dëshiroka të përulë e thyejë këtë vend. Mjeti i vetëm me efekt kundër kësaj është miqësia vëllazërore me Rusinë dhe kontaktet e ngushta me Kinën. Më shumë se kaq madje: Brukseli dhe Uashingtoni me shërbimet e tyre sekrete na dashkan të vrasin politikaninn kryesor serb, Vuçiç. Më tej: Vendet perëndimore që kanë humbur vlerat e krishtera, e ku në vend të të cilave ka hyrë komuniteti LGBTQ, na qenkan të destinuara të shkatërrohen. Kundrejt kësaj, lidhjet ekonomike, sociale dhe shoqërore me Rusinë janë shembullore. Kjo vlen sidomos për presidetin Putin që kujdeset si një baba i kombit rus. Presidenti Vuçiç krenohet me lidhjet e tij me Putinin. Së fundmi ai u përpoq sipas modelit të partisë së bashkuar ruse të krijojë “bllokun serb”.

Monologje për kombin në çdo stacion

Janë këto informacione që derdhen si breshër mbi qytetarët serbë përditë. Të pesë televizionet kryesore me liçencë kombëtare, burimi më i rëndësishëm i informacionit për qytetarët qëndrojnë nën ndikimin e elitës politike. Ata, përveç RTS, janë në dorën e oligarkëve që bëjnë pjesë në rrethin e ngushtë të partisë qeverisëse, SNS dhe Vuçiçit. Presidenti serb mund të drejtojë ku të dojë nga aty monologjet drejt kombit. Madje edhe serialet e preferuara ndërpriten për këtë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Po kështu është gjendja edhe në sektorin e medias së shkruar. Gazeta si Politika dhe Novosti, nga të cilat shteti duhej të tërhiqej me presion të BE janë në duar të pronarëve, që janë të afërt me Vuçiçin. Informer, një gazetë me tirazh të lartë drejtohet nga Dragan Vuçiveviç, të cilin Vuçiçi disa herë e lëvdon si gazetarin më të mirë. Vuçiceviç e shikon gazetën e tij si zëdhënëse të qeverisë dhe del përditë me tituj bombastikë si “Ukraina ka sulmuar Rusinë”. “Lufta e pistë e BE kundër Serbisë”. “Vuçiçi shkatërron fashistët (kroatë).”

BE nuk reagon

BE i injoron të gjitha zhvillimet negative në peizazhin mediatik serb, sepse ende shikon tek Vuçiçi partnerin e saj të përshtatshëm për negociata. Në raportin e fundit të progresit për Serbinë (12.10.2022) tema si media dhe liria e shtypit trajtohen në fund tij. Madje as këtu nuk përmendet instrumentalizimi i gati të gjitha mediave për sigurimin e pushtetit dhe fyerjet kundër çdo zëri ndryshe. Vetëm konstatime të përgjithshme që nuk i dhembin kujt. Në një kohë që Vuçiq në mënyrë të përsëritur ka thënë, se reformat duhet të presin, derisa të jenë mënjanuar gjoja kërcënimet ndaj vendit të tij, si psh Kosova, Kroacia apo boshnjakët myslimanë. Mediat e kontrolluara i shpjegojnë popullit rregullisht këtë “argumentim” për shtyrjen e reformave.

Edhe pronari i gazetës së njohur Kurir, Aleksandar Rodic duhet ta shiste gazetën tek një i besuar i Vuçiçit, Igor Zezelj pas disa vitesh lufte me autoritetet. Paratë ky i fundit i mori nga transaksione të dyshimta, në masë të madhe nga Telekomi shtetëror. Rodic në dy letra të hapura që zgjuan shumë vëmendje ishte shprehur se të gjitha mediat e rëndësishme kontrollohet direkt nga SNS dhe Vuçiqi.

Reklama shtetërore për media besnike ndaj shtetit

Politika i mban ekonomikisht gjallë mediat që vuajnë prej kohësh nga problemet financiare. Sipas të dhënave të Universitetit të Beogradit në këtë vend të vogël ka 2.500 media. Xhiroja e të gjithë degës u llogarit para pandemisë së Coronës në 210 milionë euro. Praktikisht të gjitha mediat janë të varura nga të ardhurat e reklamave. Porositë më të mëdha vijnë nga shteti dhe sipërmarrjet shtetërore. Nuk është për t’u çuditur që merren në konsideratë vetëm ato media që janë politikisht të gatshme të binden. Autoritetet ua shtyjnë televizioneve të bindura tatimet që kapin shuma të mëdha, si psh TV Pink.

Keqfinancimin e medias e përdor agjencia shtetërore ruse Sputnik që prej 8 vjetësh ka një redaksi të madhe në Beograd. Ajo i ushqen mediat me materiale pa kosto, që merren me mirënjohje nga mjaft media dhe rijepen pa ndryshime. E sigurisht që ato shpërndajnë këndvështrimin rus ndaj botës – atë të një perëndimi të shkatërruar dhe një Rusie që lulëzon. Në të gjitha drejtimet “konfirmohet” kështu se partneriteti me Moskën është me më shumë avantazhe se Brukseli apo Uashingtoni.

Largim i vëmendjes nga aferat

Janë këto media që ndihmojnë që të largohet vëmendja nga skandalet dhe aferat e korrupsionit gjatë sundimit 10 vjeçar të Vuçiçit. Ato tematizohen vetëm nga pak media të pavarura. Këtu bëjnë pjesë pazaret e armëve, droga, disertacione të falsifikuara të politikanëve të rëndësishëm, vrasje, larje parash, blerje votash, mashtrime. Sondazhet jashtë dy qyteteve të rëndësishme Beograd dhe Novi Sad arrijnë në përfundimin se njerëzit në provincë nuk e kanë idenë për parregullsitë ulëritëse të klasës politike, megjithëse e quajnë veten të informuar.

Këto media të kontrolluara u shërbejnë përdoruesve të tyre me kryetituj me “Sex and Crime”. Apo, hedhin baltë mbi opozitën pa fuqi dhe lëvdojnë Vuçiçin si politikanin kryesor që ka të drejtën të vendosë në të gjitha çështjet e kontestuara. Opozitës i ngarkohen akuza tërësisht pa bazë, si pretendimi se ato duan të shkatërrojnë Serbinë apo se duan të arrijnë që NATO të bombardojë Serbinë si në vitin 1999.

Realiteti i falsifikuar

Mediat pasqyrojnë një realitet të trilluar. Vuçiçi flet për ardhjen e një “kohe të artë”. Por, shtresa gjithnjë e më të mëdha po varfërohen. Si rezultat i një propagande mediatike, shumica e popullsisë shikon sot Rusinë dhe Kinën si kreditorët më të mëdhenj dhe partnerë të rëndësishëm tregtarë dhe është kundër anëtarësimit në BE. Në të vërtetë Serbia prej dekadash zhvillon dy të tretat apo më shumë të tregtisë së jashtme me perëndimin. Nga perëndimi vijnë investimet më të mëdha dhe dhuratat financiare. Sipas një sondazhi nga qershori 2022, shumica e mbështet Vuçiçin si lider kombëtar dhe është kundër perëndimit e për një lidhje më të fortë me Moskën. Por rreth 50% duan të largohen për shkak të pakënaqësisë në vendin e tyre. Praktikisht askush nuk do të shkojë në Rusi. Qëllimi gati i të gjithëve: Gjermania./DW

Previous Post

Osmani: As BE as SHBA s’kanë kërkuar të heqim dorë nga njohja reciproke

Next Post

Kurti: Nuk tolerojmë prekjen e sovranitetit dhe të integritetit territorial të Kosovës

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Kurti: Nuk tolerojmë prekjen e sovranitetit dhe të integritetit territorial të Kosovës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.