• Latest
  • Trending
  • All

DW: BE duhet ta shfrytëzojë çastin e ardhjes së Bidenit në pushtet

12/11/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 11 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

DW: BE duhet ta shfrytëzojë çastin e ardhjes së Bidenit në pushtet

12/11/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Zgjedhja e Joe Biden si president i SHBA ofron mundësi të shumta edhe për BE-në. Nga kjo mund të përfitojë edhe Ballkani Perëndimor, të cilit i hapen perspektiva të reja.

Marrëveshja e Dejtonit, e nënshkruar në vitin 1995, mundësoi ndërprerjen e luftimeve në Bosnjë-Hercegovinë. Ajo ka shërbyer 25 vjet të tëra si kornizë politike për këtë shtet. Por qërkurse u arrit kjo Marrëveshje ishte e kuptueshme, që ajo nuk do të mund të ishte një dokument që do të mundësonte stabilitet të përhershëm.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Në praktikë kjo do të thotë se serbët e Bosnjë-Hercegovinës nuk do të dakordoheshin me asnjë rregull, i cili – sipas tyre – do të cënonnte shtetformimin që e kanë fituar ata me marrëveshjen e Dejtonit.

Kjo do të thotë po ashtu që popujt konstitutivë me këtë Marrëveshje i kanë forcuar edhe mekanizmat për mbrojtjen e interesave të tyre nacionale. Ndaj këto grupe nuk e kanë aspak ndërmend të ndryshojnë raportet e tanishme të pushtetit, sepse kjo ju mundëson realizimin e interesave të tyre.

Mungesa e perspektivës evropiane

Por në fakt, bosët në Sarajevë apo Banjalukë nuk duan të heqin dorë nga pozicionet e tanishme, vetëm për të mirën e popullit apo të rajonit, ku vendet mafioze nuk janë aq të rralla.Joe Biden gjatë një vizite në Sarajevë në vitin 2009

Një prej shkaqeve: BE ua ka marrë atyre nga dora instrumentin më të rëndësishëm për nxitjen e ndryshimeve në Ballkanin Perëndimor. BE e ka mbyllur praktikisht derën për anëtarësime të reja në këtë organizëm.

Në vend të saj, BE, organizatat ndërkombëtare dhe NGO, kanë humbur një të katërtën e shekullit me parulla politike për integrimet evropiane të rajonit, ndonëse integrimi nuk ka pasur asnjë shans që të bëhet realizohet me vepra konkrete.

Rruga  më premtuese për të shkuar përpara është t’i shohësh pak më globalisht gjërat dhe të përqendrohesh në programe specifike për të nxitur rritjen ekonomike dhe integrimin rajonal.

Njerëzit kanë nevojë për punë të denjë dhe të rinjve u duhen arsye të mira për të qëndruar në vendet e tyre dhe për të mos emigruar. Mbi të gjitha, prosperiteti dhe stabiliteti shpesh shkojnë krah për krah. Nëse do të kishte më shumë mundësi për të fituar para, atëherë mbase panorama politike mund të përmirësohej gjithashtu.

Shtetet autoritare nuk duhet të kenë hapësirë

Ashtu si në vitet 1990 edhe tani SHBA dhe BE duhet të bashkëpunojnë për më shumë rritje ekonomike dhe demokraci në këto vende. Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden ka bërë të ditur në verë, se partneriteti evropiano-amerikan është i domosdshëm për të arritur synimet e përbashkëta.

BE dhe SHBA ndajnë të njëjtat vlera dhe duhet të punojnë së bashku në mënyrë që Ballkani të mos drejtohet nga influenca e Rusisë, Kinës apo dhe Turqisë, të cilët luajnë me rregulla më të ndryshme se ne. Ato jetojnë dhe mendojnë në një univers alternativ.

Vendet perëndimore janë demokraci, që bazohen tek partneriteti dhe transparenca. Ndërsa shtetet autokratike në lindje e shohin botën si një arenë dyluftimi për realizimin e qëllimeve të veta. Ato nuk kërkojnë partnerë, por klientë ose satelitë të tyre.

Madje edhe Jelcini në vitet 1990-të thoshte se Rusia kurrë nuk ka hequr dorë nga interesat e veta dhe influenca në Ballkan. Kjo tendencë ka vazhduar dhe është forcuar shumë në kohën e sundimit agresiv të Putinit, në radhë të parë në Serbi, por jo vetëm atje.Analisti dhe historiani, Patrick Moore

Kina nga ana e saj po përpiqet të forcojë influencën ekonomike. Ajo ka filluar projekte të mëdha infrastrukturore në Greqi, Hungari, Serbi dhe vende të tjera.

Më shumë mirëbesim

Për të kufizuar influencën e Rusisë dhe Kinës, SHBA dhe BE duhet të bashkëpunojnë mes tyre. Ato duhet të hartojnë synime të përbashkëta. Administrata e Trumpit ka nisur iniciativën për forcimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk ka shenja se administrata e Bidenit do të heqë dorë nga këto qëllime.Joe Biden gjatë një vizite në Serbi

Miqtë tanë evropianë nuk duhet të shqetësohen nga këto përpjekje, por duhet t’i mbështesin ato. Ngjashëm do të mendojë edhe administrata e re në Uashington, me qëllim që të fillojnë atje projekte të mëdha infrastrukturore dhe të nxitet rritja ekonomike. Përfaqësuesit e BE dhe Gjermanisë duhet të jenë pjesë e projekteve që zvogëlojnë influencën e Rusisë, e kjo është në interesin e të gjithë Përëndimit.

Fillimi i ri si shans

Në Uashington do të ketë një qeveri të re, me të cilën evropianët duhet të bashkëpunojnë në katër vitet e ardhshme. Mendohet se do të ketë një rikthim tek vlerat dhe format e etabluara të bashkëpunimit, që vlen edhe për gjendjen në Ballkan.

Biden e njeh shumë mirë këtë rajon. Ai e ka vizituar Sarajevën që në vitin 1993, gjatë kohës së rrethimit dhe bombardimeve. Ai pati hartuar një raport të gjatë ku dënonte agresionin serb atje dhe mbështeste viktimat. Djali i tij, i cili ndërkohë ka ndërruar jetë, Beau Biden ka punuar në Kosovë në periudhën 1998-99 dhe ka ndihmuar përgatitjen e gjykatësve dhe prokurorëve atje.

Gjatë fushatës Joe Biden ka folur edhe për raportet me Bosnjë-Hercegovinën, Shqipërinë dhe Kosovën, që është një gjë shumë e rrallë në fushatat për president të SHBA-së. Biden ka theksuar shpesh përkushtinimin ndaj multilateralizmit dhe NATO-s.

Një harmoni të plotë mes Uashingtonit dhe partnerëve evopianë nuk ka pasur kurrë dhe nuk do të ketë. Por qeveria e re do të ketë një qasje të re në raportet me partnerët e saj, ndryshe nga ato të katër viteve të fundit. Bideni ka sinjalizuar gatishmëri për partneritet dhe angazhim në Evropë. Miqtë tanë evropianë duhet ta shfrytëzojnë këtë moment./DW/

Previous Post

Mbretëria e Bashkuar, vendi i parë në Europë me mbi 50 mijë viktima nga COVID-19

Next Post

Britania, testim masiv/ Negativët “vazhdojnë jetën”

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Britania, testim masiv/ Negativët “vazhdojnë jetën”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.