Gjatë fjalës së tij, Dushi premtoi angazhim më të madh në këtë drejtim të institucioneve dhe veçanërisht të Ministrisë së Drejtësisë, por edhe një koordinim më të madh në mes të institucioneve relevante, përgjegjëse në këtë çështje siç janë, Ministria e Drejtësisë, Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur dhe Grupi Punues për bisedime me Serbinë.
Dushi gjithashtu i njoftoi të pranishmit për fillimin e punës së grupit punues për hartimin e Strategjisë për Fushën e Mjekësisë Ligjore për shkak se përveç tjerash, me këtë Strategji do të përcaktohen saktë detyrat dhe roli i Institutit të Mjekësisë Ligjore në këtë proces por edhe sepse pjesë e kësaj strategjie do të jenë shumë çështje që ndërlidhen me personat e pagjetur.





















