Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së shtunës në Durrës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30te mbikalimi i Fllakës, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën
Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe të plagosurit, por mësohet se ky i fundit është dërguar në spitalin e Durrësit dhe ndodhet në reanimacion.
Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e te dhënave të metejshme në vendngjarje
















