Dyshohet se i vodhi shokut 60 mijë euro, Policia e Durrësit shpall në kërkim shtetasin K.O., 27 vjeç, banues në Durrës. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë rreth orës 00:20, në lagjen Nr.5 Durrës.
Sipas policisë denoncimi është bërë nga shtetasi A.M. 41 vjeç, i cili në dëshminë e dhen në polici ka thënë:-“Isha në makinën time tip “Benz”, me targa AA 609 BD se bashku me shtetasin K.O. Për një moment dola nga makina dhe kur u ktheva nuk i gjeta paratë. Bëhet fjalë për 60 mijë euro.
Kam dyshime se mi ka marrë K.O”. Pas marrjes së denoncimit, policia nisi hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe njëkohësisht shpalli në kërkim 27-vjeçarin. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.






















