Një sherr mes të rinjsh në qytetin e Durrësit ka përfunduar me plagosjen e dy persona nje nga të cilët në gjendje të rëndë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 8 të qytetit bregdetar, ku konflikti mes disa persona ka degjeneruar në përdorimin e thikave. Për pasojë, dy të rinj, identiteti i të cilëve ende nuk dihet kanë mbetur të plagosur. Njëri prej tyre ndodhet në pavijonin e kirurgjisë të spitalit të qytetit në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka arrestuar pak kohë pas ngjarjes autorin e plagosjes së dyfishtë, Hamdi Llani, 25 vjeç, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të konfliktit.
















