Ai ishte shkëputur nga familjarët teksa ndodhej në plazh dhe aktualisht ndodhet në ambientet e komisariatit të policisë në gjendje të mirë shëndetësore.
I mituri është rreth 1 metër i gjatë, me tipare të zeza, flokë të prera shkurt ngjyrë të zezë dhe mban veshur një palë pantallona të shkurtra ngjyrë blu.
Drejtoria lokale e Policisë kërkon bashkëpunimin e çdo shtetasi, i cili ka ndonjë informacion mbi familjen e fëmijës së gjetur që të kontaktojnë në numrin 069 411 0217.























