Një person është mbytur pasditen e sotme në Durrës. Burime nga policia thanë se, personi i mbytur është një burrë i moshës 55-60 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13 të qytetit bregdetar. Personi ka qenë duke u larë kur ka humbur jetën.
Me të marrë njoftimin menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.















