Një 22 vjecar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i pestë i një ndërtese në Durrës. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së mërkurë, rreth orës 03:30. 22 vjeçari është identifikuar si Ermal B. me origjinë nga qyteti i Beratit. I riu punonte në një fast food në këtë qytetin e Durrësit, ku edhe jetonte bashkë me disa shokë në një apartament me qira, në zonën e plazhit. Policia informon se dyshohet që 22 vjeçari vuante nga çrregullime mendore, ndërsa vijon hetimet për zbardhjen e plotë shkaqeve.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















