Familja dhe Policia e Durrësit janë duke kërkuar një 67-vjeçar të sëmurë nga Gostivari i Maqedonisë, që ka humbur dje pasdite në Durrës.
Jakup Ramadani 67 vjeç, lindur dhe banues në Gostivar, ka humbur që dje në mesditë. Ramadani kishte ardhur me pushime me familjen.
Është rreth 1.67 cm i gjatë dhe trup i dobët. Ka të veshur një bluzë me krahë të shkurtra, ngjyrë blu, pantallona të shkurtra, ngjyrë jeshile dhe sandale.
Familjarët bëjnë me dije se është i sëmurë me diabet, nuk ka dhëmbë dhe i dridhet buza.
Policia e Durrësit menjëherë sapo ka marrë njoftim ka vënë në dispozicion të gjitha Shërbimet për ta kërkuar.
Qytetarët të cilët e shohin shtetasin e mësipërm janë të lutur të telefonojnë në numrin 069 4 110 217.















