Vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit në hotel “Mira Mare” në Durrës pasi dyshohet për një tjetër person nën rrënoja.Kjo pasi pranë hotelit të shkatërruar ndodhet një makinë të cilën akoma nuk është tërhequr nga i zoti dhe mendohet që mund të kenë qenë udhëtarë që kanë ndaluar për një pushim pranë ambjenteve të hotelit.
Tërmeti që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit shkaktoi 49 viktima dhe qindra të plagosur.





















