Armando Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) me gazetarin e agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” në Zvicër
GJENEVË, Nëntor -Vendimi i Komisionit të Disiplinës së UEFA-s, jo vetëm që nuk ka përfunduar, por ka filluar për të fituar drejtësinë për atë që ndodhi mbrëmjen e 14 tetorit në Beograd, mes përfaqësueses serbe dhe asaj shqiptare. Ndeshja e 14 teroit ne Beograd nuk ishe ndehsje me Serbine, por me huliganët serbë. Po, Serbia e UEFA fituan nën tavolinë, ne do të fitojme mbi tavolinë. E shifni se si vlon Ballkani nga rpotestat e shqiptrëve nga Tiarana deri ne Preshevë, nga Gjeneva par selisë se UERA-s deri ne New York ku fshiptaret po denoncojne qdnriemt e Paltinit dhje UEFA-s duke kerkuar drejtësi ndërkobëtare.. ” ka deklaruar për agjencinë e lalmeve “Presheva jonë” Armando Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF)
Aramando Duka: Asgjë, nuk ka përfundur. Mu tash ka filluar, drejtesia do ta thotë fjalën e vetë…Humbëm një beteje por jo luftën, do marrim tre pikët në Apel
“Ajo cfare ndodhi sot ne Gjenevë ishte vetëm një proces i parë i fituar i Serbisë, kurse tash e tutje ne ankesat tona kemi edhe procesve tjera. Nuk ka perfundur asgjë. Gjithcka ka filluar. Nuk dimë ne pse të jemi ne fajtor nga FSHF kur ne kemi bërë maksimumin. Ne i besojmë drejtësisë përballë Serbisë dhe UEFA-s. Nëse kemi humbur një betejë, nuk don të thotë se kemi fituar luftën..” ka deklaruar presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” në Zvicër i pyetur se a ndihet fajtore FSHF apo shefi i saj pas shpalljes se verdiktit, ku UEFA favorizon Serbinë.
Se si e komenton vendimin e sotem të UEFA-s e cila shpalli “fituese” Serbinë pas gjithë asaj cfare u pa në stadimin e Beogradit më 14 tetor, shefi i FSHF-së z.Duka fillimisht ka pohuar se “vendimi nuk është fitore e Serbisë, thjeshtë një lloj kompromisin me veten. Një vendim, që nuk e di si do të justifkohet para realitetit dhe drejtësisë. Ky është një lloj kompromisi brenda Komisionit të UEFA-s nuk e kuptoj se kujt i ka shërbyer kjo, përveq vandalizmit dhe huliganëve serbe në Beograd”
Se cila do të jeten tash e tutje strategjia e FSHF-së dhe presidenti të saj z.Duka ne vazhdim ka pohuar se “ne nga FSHF jemi ne rrugë të proceist për ta fituar drejtësinë në menyrë institucionale që besoj dhe jam optimist për këtë dhe e dyta nga të gjithë analistët , ekspertëve e avokatëve bashke me mediat botërore kemi marrë përkrahje dhe eshtë thënë se fitorja eshte ne anën tonë, të cilë kane akuzuar UEFA-ne me një vendim të njëanshëm, vendim ky qe ka befasuar edhe mediat botërore.. ”
Vendimi i njëanshëm i UEFA-s duke shpallur fituese Serbinë ka shkaktuar zhgënjim jo vetëm nder tifozët por tek mbarë shqiptarët ane kend ne ballkan dhe në perendim , ku kane plasur reagimet dhe protestat. Se sa mund t’i ndihmojnë keto protesta Shipërinsë, rrespektivisht FSHF-së z.Duka ne fund është përgjigjur se “eshte e drejtë e gjithkujt te reagojë e protestojë. Do të thoja se protestat kunder UEFA-s apo Pltatinit janë me shume për ta shprehur mllefin dhe zhgenjimin me qednrimet e njenanshme te UEFA-s. Ky ndryshim i rezultatit mund të arrihet vetëm përmes drejtësisë dhe ne rrugën insitucionale, ne cka ne besojmë dhe shpresojmë se do të jemi fitues…Une me sytë e mi pash cfare ndodhi atje, cfarë tmerri në Boegrad. Isha atje për herë të parë dhe më mos shkofsha kurrë ! “
















