Ai theksoi, se kjo është dëshmi se presidenti respekton kushtetutën e vendit e cila thotë “se merr përsipër mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo që ata jetojnë”, transmeton lajmi.net.
Ai tha, se vizita e Nishanit është sinjal që në të ardhmen problemet e shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë të zgjidhen me përpjekje të përbashkëta të Qeverisë së Shqipërisë dhe Serbisë.
“Kjo zonë është pjesa më e varfër e Evropës, Serbia nuk është e interesuar për të investuar fondet e tyre në Luginën e Preshevës. Ajo që ne jemi duke kërkuar për shqiptarët që jetojnë këtu është se duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë siç trajtohen serbët në Kosovë”, ka thënë ai.
Musliu, i cili është edhe kryetar i Kuvendit Komunal, ka thënë se Presidenti i Shqipërisë gjatë bisedimeve me politikanët lokalë në Bujanoc, ka thënë se problemet e mungesës së teksteve në gjuhën shqipe së shpejti të zgjidhet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Serbisë.






















