Gomonia vinte nga brigjet shqiptare me shpejtësi 20 milje në orë.
Mjeti lundrues i Guardia di Finanza BSO110 i Qendrës së GdF Vlorë, në bordin e të cilit ndodhej edhe efektiv i Delta Forcë Radhimë Vlorë, si dhe një mjet lundrues i shpejtë i Repartit GdF të Puglia po mbështesnin veprimet e përbashkëta.
Rreth orës 11:00 të paradites gomonia e cila po ndiqej u bllokua dhe u ndalua nga pjesëmarrësit në këtë operacion, në një distancë 24.8 milje nga grykëderdhja e lumit Vjosa.
Bëhet fjalë për një gomone rreth 5 metra e gjatë me dy persona me dy persona me shtetësi shqiptare Në këtë gomone u gjetën 12 pako të dimensioneve të ndryshme me rreth 300 kg mariuana (Canabis Sativa).
Gomonia u shoqërua për në portin e Brindisi-t. Gjatë këtij shërbimi, mjeti lundrues BSO110 me punonjësin e Policisë Shqiptare në bord, bëri kontrollin edhe të një motopeshkarexhë, e cila lundronte disa milje në distancë nga objektivi, ku rezultoi që në bordin e peshkarexhës nuk u gjendën materiale të dyshimta.
Emrat e dy personave të ndaluar:
B. K, 46 vjeç, lindur në Qerret, Kavajë.
T. V, 36 vjeç, lindur në Qerret, Kavajë.























