Një sasi prej më 12.5 kilogramë kanabis sativa është gjetur në bagazhet e një të riu shqiptar, i cili ishte nisur nga Tirane duke udhëtuar për në Athinë.
Lënda narkotike është gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar në autobus në aksin rrugor Janinë-Kozanë.
Policia greke ka bërë të ditur se, është kontrolluar me qen antidrogë në autobus, ku më pas është gjetur edhe lënda narkotike e fshehur në bagazhin e një të riu shqiptar.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, është parë gjithashtu se shqiptari nuk kishte as dokumente të rregullta. Ai është ndaluar dhe është dërgua në policinë e Janinës.















