Drogë dhe armë në shtëpinë e Lorenc Xhajës, në Krujë. Pas një operacioni të zhvilluar në qytetin e Krujës, policia sekuestroi lëndë narkotike dhe armë zjarri. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar një pistoletë model TT, një krehër me 6 fishekë, drogë dhe dy automjete.
Policia ka vënë në pranga poseduesin e tyre i cili është shtetasi Lorenc Xhaja, 32 vjeç, banues në Nikël. Burime pranë policisë bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 32-vjeçarit i cilësuar si “i forti” i Krujës, i janë gjetur dhe janë sekuestruar gjithashtu dhe 27 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis, 1 automjet tip Mercedes- Benz me targa gjermane N 047098, si dhe një automjet tip Cherook me targa AA 038 LY.
Arrestimi dhe sekuestrimi i materialeve nën cilësinë e provës materiale është bërë në Vrijon, edhe pse shtetasi rezulton me banim në Nikël. 32-vjeçari Lorenc Xhaja akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit Krujë për procedime të mëtejshme.
B.B















