Dreshaj, në ekipin e tij për qeverisjen në komunë do të ketë edhe një këshilltar amerikan me emrin Bobbie Boykin, kontraktor privat për inteligjencë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që një kohë kishte punuar edhe për forcat ajrore amerikane.
Boykin drejton një kompani që punon me shtetin amerikan në fushën e inteligjencës, sigurisë kombëtare e diplomacisë publike. Gjithashtu, ai është në proces të dhënies së një donacioni për Policinë e Kosovës në fushën e teknologjisë.
Gani Dreshaj dhe Bobbie Boykin janë fotografuar këtë javë në një restorant në Istog.















