Prandaj, Drenasi po llogaritet si një lloj matësi i fuqisë aktuale të PDK-së. “Kryetari Kadri Veseli ka urdhëruar të gjithë anëtarët e Kryesisë së Partisë që të kenë vëmendjen në zgjedhjet e Drenasit, pasi që janë një test për ne dhe partinë. Në qoftë se e humbin, apo eventualisht shkojmë në balotazh, atëherë Isa Mustafa dhe LDK-ja mund të kërkojnë zgjedhje parlamentare të parakohshme, meqë llogarit në humbje të elektoratit të PDK-së”, ka thënë një burim brenda PDK-së.
Frika e PDK-së nga humbja e Drenasit
Ditëve të fundit janë parë shumë ministra e deputetë të PDK-së në Qeveri të cilët kanë vizituar Drenasin dhe kanë dalë në terren bashkë me kandidatin për kryetar të PDK-së, Ramiz Lladrovcin.






















