Protestuesit në duar po mbajnë pankarta me mbishkrime “Liri për çlirimtarët”, “ të mbrojmë vlerat e luftës së UÇK”, “poshtë EULEX”, etj.
Javën që shkoi Gjykata e Apelit ua ka konfirmuar dënimet 10 të akuzuarve në rastin “Drenica II”. Në këtë vendim është dënuar edhe tashmë ish-kryetari i Drenasit Nexhat Demaku. Ai ka dhënë dorëheqje të nesërmen nga pozita e kryetarit.

























