Vlenë të theksohet se buxheti komunal për vitin fiskal 2017 është miratuar në shumën prej 13.141,239 euro, apo 3.33 për qind më i madh se buxheti aktual i këtij viti. Sa i përket strukturës së shpenzimeve për nga kategoria ekonomike, ato janë miratuar në pesë kategori kryesore ekonomike, ku shpenzimet kapitale do të kapin shumën prej 3 milion e 848 euro, apo 29.29 për qind të buxhetit total të Komunës, që do të thot se krahasuar me vitin aktual kateogira e shpenzimeve kapitale ka rritje prej 8.22 për qind. Burimet e financimit për buxhetin komunal do të jenë nga grantet qeveritare në shumën prej 11.667,234 euro, apo 88.78 për qind dhe të hyrat vetanake në shumën prej 1.474,005 euro, apo 11.22 për qind.
Ndryshe, planifikimi i buxhetit për vitin 2017 ka filluar në muajin maj të këtij viti, ku kryetari i Komunës, ka bërë ftesë publike për të gjithë të interesuarit që të kontribuojnë në planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm dhe përgaditjes së draft-kornizes afatsmesme buxhetore, janë mbajtur edhe degjime buxhetore me qyetarët, administratorë të fshatrave dhe në Komitetin për Politikë e Financa që pastaj është përgaditur si material edhe për mbledhje të Kuvendit që është mirtatuar me disa ndryshime.























