Këto janë kriteret për aplikim:
” Kriteret e përgjithshme
- Të ketë të regjistruar vitin akademik për të cilin jepet bursa;
- Të mos jetë shfrytëzues i ndonjë burse tjetër dhe të mos jetë i punësuar;
- Të paraqes dëshminë për gjendjen ekonomike-sociale të familjes(vlen për rastet sociale)
- Studentët që janë të regjistruar për herë të parë në fakultete, duhet të kenë dëshmitë e suksesit të shkollës së mesme( diplomën dhe dëftesën e vitit të fundit të shkollës së mesme).
Kriteret e veçanta
- Nota mesatare 9 deri në 10 në fakultet, ndërsa suksesi i shkëlqyeshëm 4.5 deri në 5 në shkolla të mesme vlerësohet me 20 pikë;
- Nota mesatare 8 deri në 8.99 për fakultet, ndërsa suksesi shumë mirë 3.5 deri në 4.5 , në shkollat e mesme vlerësohet me 15 pikë;
- Nota mesatare 7 deri në 7.99 në fakultet përkatësisht suksesi i mirë 2.5 deri në 3.5 për shkollat e mesme vlerësohet me 10 pikë;
- Nota mesatare 6 deri në 6.99 në fakultet vlerësohet me 5 pikë.
- Për kandidatët që kanë 2 (dy) e më tepër studentë nga e njëjta familje, vlerësohen me 15 pikë,ky poentim vlen për aplikuesit që janë student.
- Për kandidatët që kanë 2 (dy) e më tepër nxënës nga e njëjta familje, vlerësohen me 10 pikë, ky poentim vlen për aplikuesit që janë nxënës.
- Gjendja ekonomike-finaciare (rastet sociale) vlerësohet me 20 pikë;
- Kandidatët,personat dhe femijët e personave me aftësi të kufizuar vlerësohen me 10 pikë.
- Fëmijët e ish të burgosurve dhe ish të dënuarve politik,vlerësohen me 10 pikë
10.Fëmijët e invalidëve të luftës së UÇK-së vlerësohen me 10 pikë
11 Fëmijët pa një prind vlerësohen me 5 pikë,
12.Fëmijët e viktimave civile të luftës së fundit në Kosovë vlerësohen me 5 pikë,
13.Fëmijët e veteranëve të Luftës së UÇK-së vlerësohen me 2.5 pikë.
Fëmijëve të dëshmorëve dhe fëmijëve që nuk kanë asnjërin prind në jetë, u ndahet bursa jashtë kritereve të përcaktuara në këtë rregullore, përjashtim bëjnë kriteret e përgjithshme me nr 1 dhe 4, të cilat duhet t`i përmbushin edhe fëmijët e dëshmorëve.
Përjashtim nga e drejta për të fituar bursë janë këto kategori:
1.Përjashtohen studentët/et dhe nxënësit/et,që kanë dy prindërit e punësuar,
2.Përjashtohen studentët/et dhe nxënësit/et,që prindërit e tyre kanë biznes të regjistruar,
3.Nga e njeta familje mund të përfitojnë bursë vetëm një student apo nxënës,pa marr parasysh kategorinë e tyre.
Dokumentet e nevojshme për aplikim
- Kërkesa sipas formës së përpiluar nga Drejtoria e arsimit;
- Vërtetimin se studenti/ja ka regjistruar vitin akademik 2016/17( origjinale);
- Certifikata e notave (origjinale);
- Vërtetimin se studenti nuk është përfitues i bursës universitare;
- Certifikata mbi vendbanimin e përhershëm;
- Kopja e letërnjoftimit;
- Vërtetimin se është anëtar i ngushtë i familjes së dëshmorëve;
- Vendimin mbi shfrytëzimin e ndihmës sociale për vitin 2016/17 ;
- Për studentët e regjistruar në vitin shkollor/akademik 2016/17, kopjet e vërtetuara të dëftesave dhe të diplomës së shkollës paraprake.
Vërejtje:
Bursat ndahen për periudhën kohore 10 mujore dhe vlera e bursës është 50 euro në muaj për studentë dhe 25 euro në muaj për nxënës.Për përzgjedhjen e përfituesve të bursës komunale do të formohet komisioni me vendim të veçantë.
Afati i konkurrimit është 15 ( pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit të konkursit në mjetet e informimit publik,dokumentet dorëzohen sipas afatit të konkursit dhe nuk pranohet plotësim i dokumentave pas mbylljes së konkursit. Dokumentet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.
Aplikacionet merren dhe të kompletuara dorëzohen në Komunën e Suharekës, zyra nr 1 çdo ditë pune prej orës 8:00 deri më 16:00.
Drejtoria e Arsimit-Suharekë “






















