“Është e vërtet që gjatë natës, policia në bashkëpunim me Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe në koordinim me Zyrën e Prokurorit Special, kanë arrestuar 20 shtetas të Serbisë dhe një është në kërkim”, ka deklaruar Stojanoviq.
Ai ka shtuar se personat janë të dyshuar për krijimin e një organizate kriminale dhe terroriste.
Ish-kreu i Xhandarmërisë serbe Bratislav Dikiq dhe persona të tjerë u arrestuan pasi planifikonin të kryenin akte terroriste sot në Mal të Zi, ku po mbahen zgjedhjet parlamentare.























