Pas arrestimit për mitmarrje,drejtoresha e Arsimit në qytetin e Lushnjës nuk pranon akuzat ndaj saj. Gjatë raportimit në Polici, Liza Tabaku, ka thënë se ndaj saj nuk ka prova dhe se po i shkelen të drejtat.
“Le të dalë dikush të thotë tha se i kam kërkuar lekë. S’keni prova, dua avokat, mos më shkelni lirinë”, mësohet të ketë thënë drjtoresha e Arsimit në Lushnjë.
Pas këtyre deklaratave të dhëna në polici, pritet të pyetet djali i saj. Ndërsa mësohet se polica ka thënë se drejtoresha ka pasur kurajon të fliste me bindje se s’kishte dorë në mitmarrje.
Një ditë më parë u zbardhën detaje të tjera pas arrestimit të saj, ku gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 12 mijë euro, ndërkohë që në kohën që është shoqëruar në komisariat ka pasur me vete 2 mijë euro, të cilat ka tentuar t’i hedhë në tualet.
Arrestimi u bë nga policia e Lushnjes me akuzën se së bashku me djalin e saj dhe një profesor të fiskulturës merrnin 3-5 mijë euro për të punësuar mësuesit apo për të mbajtur vendin e punës ata aktualë.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se Tabaku përdorte djalin e saj dhe mësuesin Rigert Zeneli për të bërë korrupsion në shkollat e zonës ku ajo kishte kompetencë.
















