Donald Lu dje takoi Astrit Patozin në Rogner dhe tema e diskutimeve ka qenë reforma në drejtësi. Por pse Lu i takon personalisht deputetet e PD që njihen edhe si kritikë të Bashës kur PD-ja është deklaruar se nuk votohet reforma pa vendet e rezervuara? A po bind Lu deputetët e PD të votojnë kundër vullnetit të partisë ku aderojnë?
Këto janë dyshime të arsyeshme kur tashmë ambasadori është pozicionuar qartë, duke hequr kostumin diplomatik se reforma duhet të miratohet pa pretendimet e PD. Pra mbështet variantin e PS-së. Nga ana tjetër kryeministri është zotuar se do e miratojë me çdo çmim reformën.
Lidhur me takimin e djeshëm, vetë Patozi ka pranuar se është thirrur në kafe nga Donald Lu për drejtësinë por nuk ka dhënë detaje se çfare kanë biseduar.
Takimi me ish-kryetarin e Grupit Parlamentar të PDsë duket se nuk do të jetë i vetmi deri në ditën e votimit më 21 korrik.
Sakaq një takim me format të ngjashëm me atë që zhvilloi mesditën e djeshme me Astrit Patozin, ambasadori i SHBAve, Donald Lu, e realizoi pak kohë më parë edhe me deputetin tjetër demokrat, Eduard Selamin.















