• Latest
  • Trending
  • All

Drejtësia si kamzhik në duart e të pandehurit Veliaj Nga Andi Bushati

03/03/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 29 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Drejtësia si kamzhik në duart e të pandehurit Veliaj Nga Andi Bushati

03/03/2022
in Aktualitet

UEFA, organizmi europian i futbollit, ka vendosur ta sanksionojë diktatorin rus Vladimir Putin, menjëherë pas pushtimit të Ukrainës, duke pezulluar mbajtjen e finales së Ligës së Kampioneve. Nga Shën Peterburgu kryendeshja e futbollit të klubeve të kontinentit do të zhvendoset këtë vit në Paris, në Stade de France.

Ndonëse fatmirësisht nuk ka nisur ende një luftë, me të njëjtin kërcënim po përballet Shqipëria e Edi Ramës për ndërhyrjen brutale që politika po bën mbi FSHF-në. Finalja e Konference League, e planifikuar për në fund të majit, në Arenën Kombëtare, mund të mos zhvillohet.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Natyrisht, ky paralelizëm nuk shërbën për të vënë në të njëjtën shkallë regjimin e Moskës, me atë të Tiranës. As për të thirrur në ndihmë UEFA-n si një pasqyrë që do na tregonte batërdinë e shtetit shqiptar. Këto janë gjëra që, kush ka dashur ti kuptojë e ka bërë me kohë, pa pasur nevojën e një finaleje më shumë apo më pak.

Prandaj, parajalmërimi i qeverisë së futbollit kontinental mund të na vlejë si një sy i jashtëm për të parë atë që të huaj të tjerë, ambasadorë apo burokratë, po na e servirin si refren të neveritshëm: “suksesin e reformës në drejtësi”.

Do të mjaftonte vetëm fabula e futbollit, për të vërtetuar se ajo po shërben si letër higjenike për politikën.

Shembulli është i thjeshtë: gara për president të FSHF-së dhe ndërhyrja harbuto-alabake e kryebashkiakut Veliaj në të.

Të gjithë e mbajnë mend se si me një shkelje syri nga kryeministri, Erioni u hodh në betejë. Ai i priu një kryqëzate me tatimorë, policë, përmbarues, ku i gjithë shteti u mobilizua për të shpëtuar kombin nga djalli Armand Duka.

Përgjimi që të gjithë dëgjuan ishte skandaloz. Për të çliruar “ishullin e fundit” që i ka mbetur jashtë kontrollit rilindjes, politikani “boleçelik” premtonte përndjekjen e armiqve të tij futbollistikë me prokurori dhe gjykata.

Ndodhi fiks kështu.

Nga dita e publikimit të audio përgjimit skandaloz ka kaluar vetëm një muaj. Por me një shpejtësi rrufe gjashtë gjykata të vendit kanë marrë vendime kundër FSHF-së, prokuroria e Tiranës ka bërë sekuestrime dhe ka kërkuar pezullim të zyrtarëve të futbollit dhe sot, më në fund, tre ditë para garës për presidentin, Duka është pezulluar nga detyra bashkë me një grup zyrtarësh të tjerë, vetëm për të bërë të pamundur organizimin e zgjedhjeve.

Po të shfletosh dokumentat e këtyre vendimeve të marra nga gjykatës dhe prokurorë, që nga pafytyrësia do i kishin zili paramilitarët “Wagner” të Putinit, ato janë skandaloze.

Një gjyqtar i shkarkuar njëherë për shkelje, pikërisht në fillim vitet 2000, kur sistemi i drejtësisë ishte më i korruptuar se kurrë, merr vendim se Erion Veliaj është anëtar i komunitetit të futbollit dhe e quan shoqatën fantazmë të krijuar prej tij, të ligjshme. Një kryeprokurore për vettingun e së cilës lobon kundër ambasadorëve kryebashkiaku dhe një oligark, vë institucionin e saj në shërbim të sekuestrimit të dokumentacionit, për të penguar garën. Dhe në fund, një gjyqtar, i përfolur si pjestar i bandës së Lushnjes, të cilin fati e ka shpëtuar dhe nga një atentat, vendos përfundimisht që zgjedhjet mos zhvillohen.

Por edhe sikur këta bashibozukë të mos ishin personazhe kaq të errët, qoftë edhe sikur të supozojmë se vendimet e tyre të kenë qenë të drejta, a do ngjante normale e gjitha kjo?

A ka mundësi që të tëra gjykatat dhe prokuroritë e vendit, të cilat janë me staf të përgjysmuar, të sakatuara nga vettingu, të punojnë me këtë efikasitet, fiks sipas udhëzimit që dëgjohet të thotë në përgjim Veliaj?

A është e mundur që brenda një muaj të angazhohet e gjithë ushtria e drejtësisë, sikur të bëhej fjalë për të ndaluar një grusht shteti dhe jo për një çështje topi futbolli?

A mundet që “heronjtë e rinj të fëmijve tanë” tu nënshtrohen urdhërave me të njëjtin përkushtim si tatimorët e rilindjes apo xhandarët me uniforma blu?

Mjafton vetëm ky zell për të dëshmuar se drejtësia jonë nuk u bë dot kurrë e virgjër, pasi ajo vazhdon të përdhunohet sistematikisht nga njerëzit e pushtetit.

Dhe në këtë rast është e kotë ti hysh debatit se sa zgjedhje të ndershme organizon Armand Duka, sesa demokratike është FSHF-ja, se si e ka përdorur presidenti mandatin, se si ka vënë bast me bluzën e kombëtares dhe se si i’a ka dhuruar atë me ceremoni opozitarëve.

Të gjitha këto mund të qëndrojnë. Por në këtë debat ato nuk kanë asnjë vlerë. Ato janë një alibi për të mbrojtur abuzimet e pushtetit. Njësoj si fokusimi tek mëkatet e aktorëve që mbronin teatrin, për të mbuluar biznesin e kullave të planifikuara pas tij, njësoj si “zaptimet” e protestuesve te unaza e re, nxitja e urrejtjes ndaj të cilëve rekej të fshihte dërgimin e parave me dokumenta fallco në parajsa fiskale.

Pra në qendër të kësaj historie nuk është kursesi Armand Duka.

Në thelb të saj është Erion Veliaj, njeriu që do të kapë edhe “ishullin e fundit” jashtë kontrollit të rilindjes, sado i bardhë apo i zi, i koruptuar apo jo, demokratik apo aspak i tillë, qoftë ai.

Historia e betejës me FSHF-në nuk është thjesht një problem loje futbolli. As një bisedë banale çunash në dhomën e zhveshjes para ndeshjes. Ky episod që ka alarmuar UEFA-n, duke kërcënuar me largimin e Konference League nga Shqipëria është shumë më tepër sesa kaq.

Ajo është dëshmia e qartë sesi edhe një tekë e pushtetit është e mjaftueshme për të vënë nën këmbë drejtësinë. Dhe kjo ndodh pikërisht në kohën, kur komisioni hetimor për inceneratorët na risolli në vëmendje dokumenta që do të bënin çdo prokuror me një fije ndërgjegjje, që ta shihte Erion Velinë si një të pandehur të mundshëm.

Në vend të këtij realiteti, ne po përjetojmë një tjetër. Jo atë që na u propogandua, të fundit të pandëshkueshmërisë. Por një më të zymtë dhe më të errët: atë kur njerëzit me pushtet jo vetëm që nuk i tremben organeve të ligjit, por i përdorin ato si kamzhik për të goditur kundërshtarët e tyre.

Pikërisht për dëshmuar këtë, kazusi i përballjes së Veliajt me Dukën është një eveniment i rëndësishëm. Drama e tij nuk është se Shqipëria mund të sanksionohet nga UEFA, njësoj si Rusia e Putinit, as se futbolldashësit mund të mbeten pa finale, por se ndodhi si kjo, i rrallojnë edhe më ata që mund të vazhdojnë të bëjnë tifozllëk për drejtësinë e re të ndërkombëtarëve. lapsi

Previous Post

Oligarkut rus sponsor i Everton, i sekuestrohet jahti £600milionë mes saksioneve ndaj Putin në Britani 

Next Post

Rusia bllokon faqet e mediave të huaja

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Rusia bllokon faqet e mediave të huaja

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.