Ai shtoi se gjykatësit dhe prokurorët serbë deri më 10 janar do të inkuadrohen në institucionet e Prishtinës, ku do të jenë të angazhuar edhe në gjykatën e apelit në Prishtinë.
Drecun nuk beson se pas marrëveshjes më Prishtinën, do të mund të ndryshohet trupi gjykues në rastin e Ivanoviqit.
I pyetur rreth Asociacionit të komunave serbe, ai ka thënë se Beogradi dhe Prishtina nuk kanë biseduar drejtpërdrejt për këtë, por se delegacioni i Serbisë ka biseduar me zyrtarët e Brukselit.






















