• Latest
  • Trending
  • All

Drama e Portit të Durrësit, shtatë dete përtej korrupsionit

26/11/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Drama e Portit të Durrësit, shtatë dete përtej korrupsionit

26/11/2022
in Aktualitet

Alfred Lela

Në debatin e nxehtë të ditëve të fundit për Portin e Durrësit, opozita dhe të gjithë aktorët që e kundërshtojnë atë, duke e quajtur ‘aferë’, përqendrohen thuajse ekskluzivisht te korrupsioni, pra te vjedhja në para, procedurë apo transparencë e gjësë publike, si kur ajo është materiale apo virtuale.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Një gjë, më duket mua, është huqur në gjithë këtë shënjestrim belicioz: nuk është korrupsioni problemi. Poshtë gjithë asaj, që duket qartësisht si abuzim dhe vjedhje, shtrihet një armik edhe më i rrezikshëm se shpërdorimi dhe përvetësimi i fondeve publike.

E kam fjalë për ndarjen e të qeverisurit si akt i të mirës publike nga qeverisja si akt i spektakolares dhe i elitares. Edi Rama fundoset vazhdimisht në këtë kategorinë e dytë dhe vazhdon me një arrogancë pa të dytë në kontinent.

Nëse Enver Hoxha kishte zbuluar paradigmën dhe totemin e “industrializimit të rëndë të vendit”, që e nxori Shqipërinë nga komunizmi të mishëruar në shprehjen e famshme të Azem Hajdarit ‘Kombinati Metalurgjik që nuk prodhon dot një tapë shishe birre’, Edi Rama ka rënë pre e një magjepseje tjetër. Ai beson se vetëm zbukurimi, miti i së bukurës, industria e lehtë e dukjes, mund ta shpëtojë Shqipërinë.

Nëse merni në analizë aktet e tij publike, janë të gjitha jo për shtetin si garantues të publikes, por për shtetin si akt krijimtarie, shtetin e së bukurës. Në fillim fare, ai e filloi me tritol ndaj disa ndërtesave në Tiranë dhe më vonë ndaj një prone të ish-kreut të opozitës në Vlorë. Problem në vetvete nuk janë shembjet kontraverse dhe publike, por çfarë e pason aksionin. Nuk duhet anësi partiake për ta kuptuar se z. Rama shkuli ca kërpudha abuzimi publik dhe mbolli qindra të tjera vetë duke i kthyer në simbolikë të qeverisjes së tij.

Kur ngre kryet nëpër Tiranë sheh kulla që, për vete dhe në raport me veten qëndrojnë, por bien me tërsëllimë kur i sheh të futura në panoramën e madhe të qytetit.

Tirana, kështu siç po përvijohet po ngecet në botëkuptimin e një Las Vegasi të pamundur, së larti, dhe në mes e poshtë një qytezë sovjetike e pas Luftës së dytë Botërore.

Me radhë vijon kjo filozofi që lufton vdekjen te autori, por e vdes qytetin dhe vendin. Deri te akti i fundit, Porti i Durrësit, i cili më shumë se akt korrupsioni është shenjë se Edi Rama dhe qeverisja e tij janë shkëputur nga realiteti. Rama nuk krijon komunitete, qytete dhe hapësira publike, por enklava. Këta ishuj mund të jenë herë të tmerrshëm, një lloj rripi Gaze, herë të tjera të mrekullueshme si një Soho në miniaturë, por ato janë shenja të një zhvillimi të paqëndrueshëm, të një qeverisjeje që, amerikanët e quajën whimsical apo tekanjoze.

Edhe porti i Durrësit është përpjekja e Ramës (lëmë korrupsionin mënjanë) për të ndërtuar nëpër Shqipëri fshatin Potemkin, pra një fasadë që mbulon realitetin, të huton me formën, dhe fsheh përmbajtjen.

Por, jo vetëm kaq dhe shumë më shumë se kaq, Edi Rama është kthyer në një kryeministër përbuzës, si për kundërshtarët ashtu dhe për popullin. Çfarë tjetër është një mega-ndërtim i dizajnuar i gjithi për banim, argëtim dhe shitblerje? Çdo gjë për të pasurit dhe për popullin, asgjë për publin. Cilës kategori të popullatës i drejtohet, përveç 2 përqindëshit të shumë të pasurve? Të marrësh portin më të madh të vendit, dhe ta zhbësh mbi premisa estetike dhe të ndotjes së mjedisit, ndërkohë që je vetë ndotësi më i madh i mjedisit, duke lejuar grosistët e naftës të tregtojnë karburante jashtë standardeve dhe të manipuluara, është një tallje e hapur.

Njerëzit, e detektojnë këtë me intuitë apo analizë. Prandaj ikin dhe duan të ikin kaq shumë shqiptarë nga atdheu. Ata ndihen të përjashtuar në vendin e tyre.

Shpopullimi është pasojë direkte e kësaj mënyrë të qeverisuri e cila e ka enverizuar diskursin publik dhe enklavizuar popullatën, duke pakësuar, gjithnjë e më shumë, shtresën e mesme. Rama e di se të pasurit kapen kollaj, se nuk duan të humbin pasuritë, dhe të varfrit po aq lehtë, sepse shtyhen nga pamundësia. E vetmja rezistencë mbetet shtresa e mesme, njerëz që mund të jetojnë pa qeverinë.

Gjejeni këtë gjurmë lufte kundër shtresës së mesme në aktivitetin politik të Ramës apo në ‘veprat’ e tij. Rama ndërton lart ose poshtë, ndërkohë që në mes vetëm gjuan. A nuk e shpjegon kjo mënyrën si u soll me pedagogët? Jo se ai i ndihmon të varfrit, por ua ka frikën numrave të tyre dhe i zbut, ose më lëmoshë ose me cirk.

Sa për të pasurit, e gjeni flirtin e tij me ta në të gjitha zonat rezidenciale, fshatrat turistike, komunitetet e mbyllura dhe, sidomos dorëzimin e thuajse gjithë superstrukurës publike të vendit.

Porti i Durrësit është dorashka e fundit që Edi Rama i hedh publikut të çoroditur. Të pasurit do ta zotërojnë, ndërsa të varfrit do të kënaqen pse mund të shëtisin mbrëmjeve në të, dhe të blejnë fara ose kokoshka. Kjo është një ironi e hidhur e njeriut që fliste për sistemin që prish individin. Ironi, sepse ai u bë vetë individi që krijoi një sistem, ndërtuar dhe frymëzuar nga prishja.

Porti i Durrësit mund të kërkojë të jetë dhe madje t’ia dalë të jetë një ‘Manhattan’ në vetvete, por përballë vendit dhe popullit të atij vendi, ai nuk do të jetë më shumë se një fasadë përgjatë Adriatikut, për të fshehur shëmtinë e Kënetës, Golemit dhe gjithë vijës së horizontit që prishën, pikërisht ata që po ngulin një kartolinë betoni dhe dritash në qytetin që i pa të gjitha qytetërimet dhe barbaritë, dhe u rrëgjua në duart e vendasve.

Previous Post

A ka bazë ligjore për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës?

Next Post

Skandali me hartën e Kosovës në Botëror, FIFA hap hetim ndaj Serbisë për sjellje fyese

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Skandali me hartën e Kosovës në Botëror, FIFA hap hetim ndaj Serbisë për sjellje fyese

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.