Ishin vitet ’90 kur, në një nga herët e para, së bashku me babain e saj,ajo do të linte Durrësin, për të udhëtuar drejt Italisë.
Xhoana Papakostandini nuk e kishte menduar se ata do ta gjenin veten në një fshat të vogël të Italisë së Jugut, të quajtur Palo del Colle, pas një seri koincidencash. Aty u njohën, rastësisht, me një burrë të moshuar italian që dinte shqip. Quhej Arcangelo.
Kishte qenë ushtar në Durrës, në kohën e pushtimit fashist. Në atë kohë, pikërisht, një familje e varfër fshatare i kishte shpëtuar jetën, duke e mbrojtur nga gjermanët. Mirënjohja e respekti për qytetin e saj e për ata njerëz bujarë nuk i ishte zbehur edhe pas gati 50 vitesh.
Merret me mend lumturia e tij, kur pas gjithë asaj kohe të gjate, më në fund takonte një familje nga Durrësi. Me të lindi një miqësi e gjatë që i shoqëroi për shumë vite, deri në vdekjen e tij. Ishte Arcangelo ai që i bëri një dhuratë të çmuar: shtatë vëllime nga një Enciklopedi e Mendimit Perëndimor. Asokohe nuk kishte valixhe me rrota. Me stërmundim ajo dhe babai i saj I morën ato libra të rënda me vete në Durrës edhe pse shqiptarët ktheheshin nga Italia të ngarkuar, me lloj-lloj mallrash, shumë më të nevojshme në ato vite varfërie…
Kështu, akoma si fëmije, falë atyre vëllimeve, u nxit interesi i saj për mendimin klasik dhe fi lozofi në derisa, me të përfunduar gjimnazin, në vitin 1997, vendosi të shkonte në Romë me studime, e pikërisht në degën filozofi .
Këtë pasion, jo pak idealist për Shqipërinë e vitit ’97, e ndante me shoqen e fëmijërisë, Lea Ypin. Me gjithë tentativat e pasuksesshme të të dy familjeve, për t’i “orientuar” drejt ndonjë profesioni më “të dobishëm” e të sigurte, Lea dhe ajo u nisen drejt Romës, me një valixhe plot me ideale drejt ëndrrës së madhe filozofi ke.
Të qenit nga Shqipëria, e sapodalë nga izolimi, ngjallte gjithmonë shumë kureshtje tek pedagogët, pasi ishin të vetmet studente shqiptare e të huaja në përgjithësi, që studionin në atë degë të konsideruar në Itali si tepër elitare, madje në fakultet me tradite të njohur, ku kishin pasur katedrën e tyre mendimtarë të shquar.
Me gjithë sakrifi cat e mëdha të familjes, vitet e studimeve në Romë vetëm sa e forcuan dashurinë e madhe për këtë sfere jetike të dijes njerëzore. Xhoana shprehet se pas diplomimit fi lloi menjëherë të punonte për disa projekte të Ministrisë së Jashtme Italiane për Ballkanin Perëndimor.
Njëkohësisht fitoi të drejtën për të vazhduar doktoraturën për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Zhvillim. Një nga etapat e rëndësishme për formimin e saj, ka qenë puna në Bosnjë e Hercegovinë, në disa nga bashkitë më të prekura nga lu_ a dhe spastrimi etnik.
Më pas punoi për menaxhimin e një sërë projektesh të mëdha me një buxhet prej disa milion eurosh, të fi nancuara nga Bashkimi Evropian, kryesisht të fokusuar në integrimin e Evropës Lindore dhe zhvillimin e zonave më skajore të BE-së. Më pas iu bashkua shërbimit diplomatik në Ambasadën e Shqipërisë në Londër. Ajo periudhë ka qenë një nga stacionet e bukura të udhëtimit të saj, pasi përkoi me momente historike e kulminante të punës së asaj në Ambasade: 100 vjetori i Pavarësisë, Lojërat Olimpike “London 2012”, Jubileu i Diamantë i Mbretëreshës Elizabeth II, takimin me Madhërinë e Saj, gjatë paraqitjes së kredencialeve të Ambasadorit, vendosja e bustit të Skënderbeut në Londër, më 28 Nëntor 2012, gjallëria e vetë bashkësisë shqiptaro – britanike.
Karriera e saj vazhdon në Londër, po në të njëjtën fushë, si këshilltare për çështjet ndërkombëtare, për vende të ndryshme të Commonwealth-it e kompanive të mëdha, që synojnë të zhvillojnë biznesin e tyre në shkallë globale. Projektet, që aktualisht i janë be suar, shtrihen në Amerikë Latine, Evropë, e deri tek Lindja e Mesme e ishujt e Paqësorit.
Në nëntor 2015, vetëm pak ditë përpara Samitit Botëror për Klimën në Paris, iu dha mundësia të ishte pjesë e një delegacioni zyrtar më dinjitoz të vendeve të ndryshme të botës, në audience private në Vatikan me Papa Franceskun. Po cili ka qenë çelësi i suksesit të saj? Xhoana beson se ajo që jemi e arrijmë në jetë është shuma e prejardhjes, mundësive që na janë dhënë dhe eksperiencave tona. Në këtë këndvështrim, është e vështirë dhe do të ishte e padrejtë të dallonte një aspekt apo detaj që ka ndikuar veçanërisht në jetën e saj.
Përkundrazi, do të thoshte se “ai “çelës” gjendet në të gjithë ata që kanë besuar tek ëndrrat e a_ ësitë e mia, duke fi lluar që tek familja ime, në çdo njeri që ka pasur një rol në jetën time, ose thjesht ka lënë mbresa tek unë, në çdo vend ku kam udhëtuar, në çdo vështirësi që kam hasur, e sot, jo së fundmi, në çdo buzëqeshje të vajzës time të mrekullueshme”.
Ajo nuk beson tek suksesi, si produkt individual, ose i fatit; përkundrazi, mendon se në rastin
e saj shumë i detyrohet vitit, vendet, e kushteve ku ka lindur, duke qenë pjesë e një gjenerate që u rrit mes dy epokash, që kombinon e mbart sot memorien kolektive të regjimit komunist e asaj çka do të thotë të jesh fëmijë e një diktature, me mundësitë e reja të viteve ’90 për t’u shkolluar në perëndim e për t’u formuar në një mentalitet të ri, të lirë e kritik.
Për Xhoanën atdheu nuk është vetëm vendi gjeografik e fizik i caktuar, ku kemi vendlindjen, por është një dimension shpirtëror, i shtrenjtë, me të cilin kemi një ndërlidhje të thellë. Atdheun e mbartim me vete, në çdo çast, dhe e përçojmë tek brezat e ardhshëm,si rapsod të trashëgimisë, kulturës, historisë e gjuhës sonë.
Meqenëse vjen nga bregdeti, shprehet me terma detarë: lundroj me njëhsim, duke huazuar titullin Point to Point Navigation, e autobiografi së se politikanit dhe shkrimtarit amerikan Gore Vidal.
Mesazhi i Znj.Papakostandini për shqiptarët në Britani, për bashkatdhetarët e saj, bashkohet në njëzëshmëri me atë çka bëjnë prej vitesh shumë individë, organizata e media këtu: ruajtjen e promovimin e identitetit dhe kulturës sonë, si individë e si bashkësi. “Ajo që do të theksoj ka të bëjë, sidomos, me gjeneratën e dytë të emigrantëve, pra fëmijët e lindur dhe edukuar në Britani, nga prindër shqiptarë.
Duhet t’u mësojmë atyre se identiteti i tyre i shumëfishët etnik, gjuhësor, fetar, etj nuk përbën një limit a një barrë për t’u hedhur prapa, por është një pasuri e çmuar për individin, vendin ku jetojnë e vendin e origjinës”.















