Donin të më vrisnin mua dhe Mhill Fufin, nga tutori i Ramës, Ilir Meta. Meta ka paguar per kete. Kam informuar edhe kryeprokurorin edhe prokurorin e krimeve të rënda. I mandatuari për vrasje është takuar edhe me Sajmir Tahirin. Doshi ka dalë nga mbledhja ende pa u dhënë vendimi për përjashtimin e tij dhe ai ka folur me tone të egra për gazetarët. Ai tha se për ato që tha ka dhe prova filmike. Në fakt fjala se Tom Doshi ishte kërcënuar me jetë ishte përhapur prej kohësh në mjediset politike. Edhe Sali Berisha në parlament deklaroi pak kohë më parë thashethemnajën që qarkullonte se Doshit i ishte mbyllur goja me anë të njeriut të Sajmir Tahirit, Shullazit. Por Doshi sot ka dhënë edhe një fakt tjetër se në krimin ndaj tij janë përfshirë bashke edhe Meta edhe Tahiri. Në fakt kohët e fundit Meta dhe Tahiri janë afruar me njëri tjetrin duke i sheshuar kontradiktat.
Po si do të vazhdojnë këto akuza? Doshi pohoi sot se ai ka proiva dhe pamje filmike. AS do ti bëjë publike ato? Cdo të thotë deklarata tjetër e tij se ne mbledhje i fola Ramës edhe për 21 janarin? A ka gjë për të fshehur mes të dyve në këtë mes? Loja sapo ka filluar. Deklarata për vrasje nga Ilir Meta është shumë e fortë. Po cili është konflikti që doshi paskësh pasur me kryeparlamentarin? Ende dyshimet janë të mëdha. Së paku deri sa Doshi të vendosë të bëjë publike provat që thotë se disponon.















