Deputeti Tom Doshi dhe prokurori Xholi janë përfshirë në debate gjatë mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të vendosur mbi kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të ish deputetit socialist.
Këshilli drejtohet nga Vangjel Dule pasi kryeparlamentari Meta kishte njoftuar se ai nuk do të ishte pjesë e këtij Këshilli pasi kishte konflikt të drejtëpërdrejtë me deputetin Doshi.
Debatet në mbledhjen e këshillit
Doshi: Një pyetje prokurorit. Një kërkesë për arrestim në një marrëveshje me ju, ju keni kërkuar që të mbetem si dëshmitar, por sot nuk ka më sekret hetimor të gjitha provat të paraqiten këtu.
Prokurori: Të gjitha të dhënat i keni të paraqitura në raport, por jo të gjitha provat mund të bëhen publike.
Doshi: Çdo provë e keni manipuluar, sepse unë nuk kam sajuar asgjë.
Prokurori: Nuk mund të zbardhim të gjitha sekretet hetimore.
Doshi: Tërhiqni kërkesën!
Prokuroria: Kryetar, ne nuk e tërheqim kërkesën për masë arresti.
Dule: Doshi jeni njohur me akuzën.
Doshi: Nuk jam dakord se me të e kam bërë marrëveshjen. Ose të tërheqin kërkesën që kanë bërë ose do ta bëj publike.
Arben Ristani: Procedura nuk mund të jetë sekrete, materiali po. Procedurat në vetëvete nuk janë pjesë e sekretit
Prokurori: Ne nuk po flasim për shkelje procedurash
Doshi: Sipas teje është mbyll procesi se më ke dorëzuar kërkesën për arrestim. Tre akuzat e tua unë i kam rrëzuar. Po s’deshe të dalë se çfarë është folur në ballafaqimin me Bamin tërhiq kërkesën, në të kundërt të gjithë do ta mësojnë se çfarë kemi folur ne.
Dule: Dispozita e rregullores është e nevojshme për t’u zbatuar nga të gjithë. Rregullorja në nenin 118 parashikon debatet të kësaj natyre. Zoti Doshi jeni njohur me kërkesën e prokurorisë dhe do t’ju lusja të paraqisnit vërejtjet tuaja por pa cenuar hetimin. Pa cënuar atë aspekt që na jep ligji ta cënojmë më këtë mbledhje, s’është dëshira e jona por është detyrim i ligjit.
Doshi: Prokuroria ka manipuluar provat dhe akuzat ndaj meje nuk ekzistojnë.
Arben Ristani: Zoti Doshi, jemi në momentin që prokuroria ka sjellë një relacion që shpjegon kërkesën ndaj jush për të cilën ju jeni njohur, ne jemi të njohur, dhe relacioni ka dalë edhe në media. Megjithatë, është momenti që ju duhet të jepni shpjegimet tuaja për kërkesën që ka bërë prokuroria.
Doshi: Do t’ja jap fjalën avokatërve të mi, pasi të mbarojnë ata, flas unë.
Dule: Më falni, zoti Islami e ka fjalën.
Islami: Konkurojnë dy kallëzime, një kallëzim bërë nga prokurori për vrasje dhe një kallëzim për dy deputetë. Mesa kuptoj unë sot po diskutojmë për këtë të dytën. Nëse Doshi insiston për akuzën e parë, se të dyja janë të lidhura, përbën për ju sekret që zoti Doshi vazhdon të publikojë fakte për akuzën e parë që ju vazhdoni ta konsideroni zero?
Dule: Xhafa e ka fjalën
Xhafa: Ne duhet të fillojmë procesin sipas rregullores. Bëmë një diskutim, e bëmë me mediat. Në këtë moment nuk ka më debat midis nesh dhe zotit Doshi. Duhet të flas zoti Doshi, ose përfaqësuesit ligjorë që duhet të parashtrojnë kërkesat e tyre. Tani duhet të flasin avokatët.
Halimi: Për të sqaruar dhe organin e akuzës, por dhe qytetarët, dua të bëj të qartë se nga ana formale ne si deputetë të opozitës shprehemi në favor të çdo kërkese që do vijë nga prokurira. Por edhe thelbin e kërkesës ne duam ta bëjmë transparente, se cila është e vërtëta e kësaj ngjarjeje. Për çfarë akuzohet deputeti, ne këtë duam ta diskutojmë.
Vladimir Meçi, avokati i deputetit Tom Doshi: Kërkesa e prokurorisë për heqjen e mandatit, pa kryer hetime të mëtejshme mbi çështjen. Nuk mund të shkelen të drejtat e deputetit edhe nëse është nën hetim. Me veprimet e prokurorisë është shkelur parimi kushtetues për barazi para ligjit. Akuzat ndaj deputetit Doshi janë të motivuara nga elementë të politikës. Prokurorët kanë për detyrë të tregojnë se motivimi i tyre është vetëm arsyeja. Të kryhet hetim parlamentar nëse ndaj prokurorisë ka pasur ndërhyjë nga një institucion tjetër. Ka prapavijë politike për këtë kërkesë. Ka argumentime që janë pa karakter professional, arsyetimi i Prokurorit të Përgjithshëm është politik. Ka formuluar një kërkesë me qëndrime politike.
Avokati i dytë i Doshit Ferid Muçaj: Kërkesa e prokurorit fillon me një të pavërtetë të madhe. Procedimi filloi kryesisht dhe ai nuk ka bërë kallëzim të rremë. Është e habitshme se si Prokurori i Përgjithshëm e akuzon Doshin, Frrokun e Durim Bamin kur kanë bërë deklarime të ndryshme në të njëjtin fakt. Është i habitshëm fakti që prokurori i përgjithshëm nuk ka filluar procedim penal. Ai duhet të kishte shkuar të dëshmonte. E gjithë akuza është farsë, mbi qëllime politike. Duhet të ishte një vërtetim i formës së prerë nga Gjykata të kundërtën e këtyre deklaratave. Prokuroria nuk ka thënë në kërkesën e saj se kë ka kërcënuar Tom Doshi. Durim Bami ka deklaruar se nuk është kërkcënuar gjatë ballafaqimit me Zotin Doshin. Kanosja duhet të jetë serioze, reale. Në datën 13/3/2015 me kërkesën e Tom Doshit e cila i ka bërë kërkesë gjykatës dhe ka bërë një përgjim ambiental mes Tom Doshit dhe Durim Bamit. Ky përgjim ambiental, Durim bam ii ka deklaruar Tom Doshit se ndryshimin e deklarimit e ka bërë në kushte të presionit nga pushteti. Dhe në këto kushte i rrezikohet jeta. Duhet dëgjuar ky përgjim, dhe të dëgjohet ky përgjim. Lidhur me këtë dokument, ka nënshkruar një marrëveshje me prokurorinë, por ishte si dëshmitar, jo si i akuzuar.
Kastriot Islami: Çfarë të tha Rama?
Tom Doshi: T’ka ruajt Zoti. Pas 48 orësh i ka shku Toni Durim Bamit dhe i ka thënë që Tom Doshi e ka marrë vesh dhe kjo gjë duhet me u mbaru. Sajesë këtu nuk kam se s’kam pse ta bëj. Marrëdhëniet me kryeministrin i kam pas shumë mirë, po kështu edhe me Ilir Metën.
Për mua ka qenë diçka e papritur se ne hanim e pinim bashkë. Prokurorin e kam informu, kryeministrin po, kryetarin e Parlamentit po… s’kam pas frikë se po të ishte kështu do rrija siç kanë ndejt njerëz… unë u them shqiptarëve që po u mbyll edhe kjo çështje s’ka as drejtësi e as… edhe dëshmitari është manipulu. Këtë e ka bërë kjo organizatë që drejton Ilir Meta.
I kanë shku policë me maskë në dhomën e hetimit që po fole ata do të vriten. Dëshmitari është kërcënuar me fëmijët ia kanë marrë dhe i kanë thënë po folët fëmijët i keni në filan vend dhe e di mirë ai prokurori aty se ka parë videon.
Ai prokurori atje e di shumë mirë se e kemi pa bashkë videon dhe transkriptimin dhe ai vjen sot e më akuzon mua për çështje të rreme. Kjo është e vërteta. I thash Durim Bamit që në këto kushte të çojmë në spital, jo tha se atje ka ilaçe… pra kjo është një turp i madh i prokurorisë dhe i këtyre përfaqësueve këtu.
S’është marrë asnjë tabulat, bërë asnjë hetim por është vepru me shpejt për të mbyll çështjen. Me saju në këtë ngjarje s’ka baza.
Prokurorët: Nuk mund t’iu jap përgjigje pyetjeve të zotit Halimit, pasi çështja është në gjykim. Ka një sërë provash hetimore, ato që janë të nevojshme i kemi parashtruar në relacion.
Halimi: Të jemi të qartë me ju, nuk po iu kërkoj se sa prova keni. Po iu kërkoj këtë provë, e keni apo jo? Nuk po iu kërkojë ta nxjerrim në media. Nëse e dispononi t’i vihet në dispozicion këshillit brenda ruajtjes së sekretit.
Prokurorët: Iu thanë se kemi një sërë provash që nuk mund të nxirren në pah veprimet hetimore. Provat i kemi parashtruar në relacion.
Halimi: Unë e kam të qartë: që unë ta kërkoj atë provë duhet ta di a ekzisotn.
Doshi: Ekziston kjo provë…
Prokurorët: Kemi disa prova të nderuar deputetë, si kjo provë dhe provë të tjera që janë sekrete.
Halimi: Jam i qartë e kanë këtë provë dhe prova të tjera…
Doshi: Unë propozoj që mediat të dalin jashtë e të diskutojmë…
Halimi: Zoti Doshi lidhur me një takim të Metës me familjarë të deputetit tjetër, Zotit Mhill Fufi. A jeni në dijeni të këtij takimi, çfarë informacion keni? E dyta, iu kanë thirrur personalisht, po familjarët? Sa herë jeni takuar me kryetarin e Kuvendit për këtë ngjarje? E treta, ju keni deklaruar se porositësi është Ilir Meta, cili është motivi? Ju keni deklaruar se s’keni besim tek prokuroria, pse kërkoni hetim ndërkombëtar?
Doshi: Pse nuk kam besim tek prokuroria? si të kem unë besim kur prokurori… natën që unë kam nxjerrë videon Eugen Beci transferohet në Elbasan. Ka qenë mik i Tonit të Kombinatit. Kemi punuar me prokurorët, kisha besim, morën rrugë gjërat për mirë. Pranuan të bëja përgjim ambiental. Bëmë dhe një ballafaqim tjetër, me Durim Bamin, edhe me Mark Frrokun. Do të them një detaj shumë të rëndësishëm. Iu thashë që Durim Bami është kërcënuar me i vra fëmijët. Kjo është e rëndësishme, duhet me i marrë dhe familjen në mbrojtje. Këtë shqetësim ia kam shprehur edhe malësorit. Jemi malësorë tani të themi të vërtetën. Në atë material që ka ai në dosje, përgjimi është bërë me kërkesën time, aparaturën e kam vënë unë në trup. Ta zbardhin e ta shofin kush është e vërteta. Pse Durim Bamit duhej t’i vrisnin fëmijët? Pse i është bërë atentat atij? Si shkon polici i RENEA-s e i jep adresën se ku ndodhet? Pse s’merren kamerat në Drejtorinë e Policisë? Kjo është e vërtetë, prokuroria ka manipuluar provat. Nëse duan ta zbardhin, është rasti për të sjellë prokurorë ndërkombëtare, prokuroria është e mbytur në llum. Sillni materialin e shikojmë dhe nxjerrim përgjegjësi kush ka manipuluar provat. Pse mos të shkojë kryeprokurori i përgjithshëm për të dhënë shpjegime? Nëse do pyetje ai do thoshte po, e përgjegjësia binte mbi të. E për këtë të nesërmen nxjerr urdhër arresti. Pse prokuroria nuk merr kamerat në Hanover, thonë se nuk e shohin të nevojshme. Nuk duan ta zbardhin. Kryetari i sigurisë kombëtare shkon e takon një kriminel.
Këshilli i Mandateve, mbledhje me dyer të hapura për Doshin e Frrokun
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në Kuvendin e Shqipërisë do të zhvillojë mbledhjen me dyer të hapura për mediat dhe publikun, sa i takon kërkesës së prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.
Vendimi u parapri nga debate mes anëtarëve të maxhorancës dhe opozitës në komision mbi transparencën e mbledhjes pasi maxhoranca këmbëngulte në zhvillimin e seancave me dyer të mbyllura
Jozefina Topalli nga Partia Demokratike opozitare tha se mbledhjet e Këshillit janë bërë kurdoherë të hapura.
Ajo I bëri komentet në profilin e saj në Fejsbuk (Facebook) ku shkroi mbi mbledhjen që duhet të vendosë nëse Kuvendi do t’ia japë ose jo autorizimin Prokurorisë së Përgjithshme që të arrestojë deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku.
“Mbledhja e Këshillit të Rregullores në gjithë praktikën Parlamentare është bërë përherë vetëm e hapur”-shkruajti ajo.
Deputeti Tom Doshi bashkë me dy avokatët e tij janë të pranishëm në mbledhjen që nisi pak çaste pas orës 18:00 vendore në sallën e madhe të Kryesisë së Kuvendit.
Zoti Doshi akuzoi kreun e parlamentit Ilir Meta se ka paguar dhe urdhëruar vrasjen e tij dhe të kolegut demokrat Mhill Fufi, por sipas prokurorisë është vlerësuar dëshmi e rreme ndaj u kërkua autorizimi për arrestim.
















