Eurodeputetja gjermane Doris Pack është dekoruar me medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” ditën e sotme nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Sipas Presidencës, Pack është dekoruar në shenjë mirënjohje për kontributin që ajo ka dhënë për procesin integrues të Shqipërisë në BE. Kërkesa ishte bërë nga Genc Pollo dhe disa deputetë të tjerë.
Eurodeputetja Pack është e njohur për qëndrimet e saj ndaj politikës shqiptare dhe asaj kosovare.
Doris Pak ka lindur më 18 mars të vitit 1942 në Schiffëeiler, pjesëtare e partisë CDU dhe anëtare e Parlamentit Evropian.
Ajo është anëtare e këshillit të Fraksionit Evropian të Partive Popullore (Kristian Demokratëve) dhe demokratëve Evropian, anëtare e Parlamentit Evropian dhe koordinatore e këshillit për kulturë, arsim, rinin, mediumet dhe sport (nga 1994-ta).















