“Kryeministër, deshët fakte, ja ku janë. Dhe jo vetëm këto, por një thes fakte nga të gjitha drejtimet për të gjithë ata që janë të interesuar t’i dëgjojnë.”
“Prandaj, urgjentisht:
1.Shkarkoni komisionin shtetëror për demarkacionin me Malin e Zi për shkelje skandaloze të kritereve ndërkombëtare për demarkacion.
2.Emëroni një komision të ri, të konfirmuar nga Kuvendi i Kosovës, të udhëhequr nga ekspertë të mirëfilltë të fushave të ndryshme të lidhura me temat e demarkacionit.
3.Kërkoni përkrahjen e miqve tanë ndërkombëtarë për bisedime të reja me Malin e Zi, të bazuara në kritere profesionale, të njohura ndërkombëtarisht.
Mos iu trashëgoni fëmijëve tuaj vulën e tradhtisë në ballë dhe fëmijëve tanë një vatër të re konflikti”, ka shkruar Gërvalla në një postim në llogarinë e saj në Facebook.






















