• Latest
  • Trending
  • All

Doni të shkoni gjatë Covid19-ës/ Ambasada gjermane publikon rregullat se kush mund të marrë vizë

09/07/2020

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 9 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Doni të shkoni gjatë Covid19-ës/ Ambasada gjermane publikon rregullat se kush mund të marrë vizë

09/07/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Diaspora, Lajme

Informacione aktuale rreth udhëtimeve hyrëse në Gjermani, rregullave të karantinës dhe aplikimit për vizë mund ti gjeni më poshtë.

Ato janë publikuar në faqen e internetit të Ambasadës Gjermane.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Këtu gjeni informacione rreth aplikimit për vizë, udhëtimeve hyrëse në Gjermani dhe rregullave të karantinës.

1. Aplikimi për vizë

Aktualisht mund të lëshohen viza vetëm në rastet përjashtimore paraqitur më poshtë:

Aplikimet, që përfshihen në rastet përjashtimore të kufizimeve të udhëtimeve hyrëse (sipas Njoftimit të KOM dt. 16.03.2020 – 115 final):

– Personeli shëndetësor, kërkues shkencorë në shëndetësi, personeli i kujdesit

– Punonjës të kufirit, personel në transportin e mallrave dhe në sektorë të tjerë të nevojshëm (ekuipazh avioni)

– Diplomatë, punonjës të organizatave ndërkombëtare, personel ushtarak, asistentë humanitarë nëse duhet të ushtrojnë funksionin e tyre

– Pasagjerë tranzit (edhe ata që kthehen në vendin e origjinës përmes asistencës konsullore) që dëshmojnë vijimin e udhëtimit për shembull përmes një bilete avioni apo treni

– Pasagjerë, që udhëtojnë për arsye të detyrueshme familjare (informacione në këtë kontekst jep vetëm Policia Federale) Kontakt: https://ëëë.bundespolizei.de/Ëeb/DE/_Home/home_node.html

– Persona, që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare apo që kanë arsye të tjera humanitare.

Aplikime për Bashkim Familjar

Aplikime si fuqi punëtore e kualifikuar nga kategoritë e mëposhtme:

– Fuqi punëtore e kualifikuar me një ofertë konkrete të një vendi pune sipas përcaktimeve të FEG (Ligjit për imigracionin e fuqisë punëtore të kualifikuar), dëshmuar përmes deklaratës rreth marrëdhënies së punësimit

– Shkencëtarë / kërkues shkencorë

– Delegime dhe ICT kufizuar në nivel drejtuesish dhe ekspertësh

– Drejtues

– Ekspertë

– Punësime me interes të veçantë publik

Kusht paraprak për çdo rast është Prezenca e Detyruar në Gjermani (për shembull përmes kontratës së punës) si dhe të bëhet e besueshme që punësimi është i nevojshëm në pikëpamje ekonomike dhe që puna nuk mund të shtyhet në kohë apo nuk mund të kryhet nga jashtë vendit (përmes paraqitjes së një vërtetimi nga ana e punëdhënësit / porositësit). Domosdoshmëria ekonomike i referohet marrëdhënieve ekonomike dhe / ose ekonomisë së Gjermanisë apo tregut të brendshëm. Gjatë udhëtimit duhet të mbahet me vete dokumentacioni përkatës në provë të sa më sipër, i cili duhet të paraqitet gjatë kontrollit në kufi.

Studentë, studimet e të cilëve nuk mund të realizohen në mënyrë të plotë nga jashtë vendit. Këtu bëjnë pjesë të gjithë ata që kanë një dokument pranimi nga universiteti (edhe kur studimet paraprihen nga një kurs gjuhe apo praktikë). Nuk bëjnë pjesë këtu aplikantët për studime dhe të gjithë ata që duan të udhëtojnë për shembull për një kurs gjuhe dhe më pas duan të kërkojnë një mundësi studimi (kurs gjuhe i izoluar). Vizat C për studentë do vazhdojnë të mos jepen. Është e domosdoshme të dëshmohet detyrimi i prezencës në Gjermani përmes një vërtetimi të institucionit të arsimit të lartë (p.sh. me email); dokumentacioni duhet të paraqitet gjatë kontrollit në kufi.

2. Kufizime të udhëtimeve hyrëse në Gjermani

Hyrjet nga Shqipëria përgjithësisht janë të pamundura për shkak të kufizimeve ekzistuese të udhëtimeve hyrëse. Informacione të mëtejshme gjeni nën termin nevoja të domosdoshme. Jeni të lutur që në rast nevoje përpara nisjes së udhëtimit të kontaktoni Policinë Federale, e cila jep informacione rreth kritereve përjashtimore. Kontakt: https://www.bundespolizei.de/web/DE/_Home/home_node.html

Për hyrjet në Gjermani janë në fuqi kufizime udhëtimesh nga shumë shtete. Jeni të lutur që përpara udhëtimit të informoheni edhe pranë Ministrisë së Brendshme Federale BMI, se cilat janë rregullat që vlejnë për udhëtimin nga vendi, prej nga niseni, drejt Gjermanisë..

Në parim udhëtimet hyrëse janë të mundshme nga shtetet e mëposhtme:

Vendet anëtare të BE-së

Shtetet të asociuara të Schengen-it: Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajn

Shtete të tjera, udhëtimet hyrëse prej të cilave janë të mundshme nisur nga vlerësimi epodemiologjik i situatës përmes BE-së (shih listën pozitive)

3. Rregullore e karantinimit në rast hyrjeje në Gjermani

Për udhëtimet hyrëse nga Shqipëria udhëtarët në parim duhet që menjëherë pas mbërritjes të futen në vetkarantinë 14-ditore.

Informacion

Detyrimi i karantinës nuk ekziston nëse përmes një testi të realizuar jo më herët se 48 orë përpara mbërritjes arrihet të dëshmohet mungesa e një infeksioni nga Covid-19. Detajet për këtë mund t’i gjeni në Përjashtim: kur dëshmohet rezultati negativ i testit.

Informacion

Në Gjermani rregullat e karantinës përcaktohen nga landet federale. Pas një dakordësie mes landeve federale dhe Qeverisë Federale Ministria e Brendshme Federale ka realizuar një urdhëresë tip, të cilën landet federale e kanë bëtë të tyren në pjesën më të madhe të saj.

Në rast hyrjeje në Gjermani nga një periudhë qëndrimi paraprak në një zonë risku në 14 ditët e fundit

Ju duhet që menjëherë pas mbërritjes në Gjermani të shkoni direkt në destinacionin tuaj, të izoloheni në shtëpi, dhe

të njoftoni me email apo telefon zyrën përgjegjëse për rastin tuaj, që zakonisht është Zyra e Shëndetësisë, në vendin e banimit / qëndrimit tuaj.

Informacion

Me qëndrim paraprak në një zonë risku nënkuptohet qëndrimi në një moment kohor të çfarëdoshëm të 14 ditëve të fundit përpara hyrjes në Gjermani.

Vendimtar në këtë rast është fakti, nëse ajo zonë ka qenë e cilësuar si zonë risku në momentin e hyrjes në Gjermani apo jo (pra, jo dmosdoshmërisht në momentin e qëndrimit).

Përjashtim: Tranzit

Detyrimi për izolim shtëpiak nuk vlen në rastin e qëndrimeve tranzit. Por në një rast të tillë jeni i detyruar të largoheni menjëherë nga Gjermania.

Përjashtim: kur testi rezulton negativ

Nëse mund të dëshmoni që nuk jeni infektuar nga virusi SARS CoV-2, atëherë këto rregulla karantinimi nuk vlejnë.

Dëshmia duhet të jetë në formën e një çertifikimi mjekësor. Testi molekularo-biologjik lidhur me ekzistencën e një infektioni nuk duhet të jetë bërë më herët se 48 orë para hyrjes (pra materiali duhet të jetë marrë jo më shumë se 48 orë përpara hyrjes). Testi duhet të jetë bërë në një shtet të Bashkimit Evropian apo në një Shtet me standarde të krahasueshme cilësie.

Në dijeninë e Ambasadës Gjermane në Tiranë, në Shqipëri testi molekularo-biologjik nuk mund të bëhet në varësi të dëshirës, pra pa patur simptoma të sëmundjes.

Alternativë për këtë do të ishte kryerja e testit pas mbërritjes

në vendin e kalim-kufirit, ose

në vendin ku do të qëndrohet.

Rezultati i testit duhet të ruhet për një periudhë minimalisht 14-ditore – pavarësisht faktit nëse testi është bërë para apo pas mbërritjes – dhe i paraqitet Zyrës së Shëndetësisë, nëse kjo e fundit e kërkon.

Post Views: 86
Previous Post

Nga i varfër në yll kinemaje/ Historia tragjike, por dhe frymëzuese e Silvester Stalones

Next Post

Lotaria dhe COVID19, çfarë po ndodh me “ëndrrën amerikane” dhe mijëra fituesit shqiptare?

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Një vlerësim i veçantë vjen për Shqipërinë nga mediumi prestigjioz amerikan CNN, i cili në një artikull të publikuar të premten...

Next Post

Lotaria dhe COVID19, çfarë po ndodh me “ëndrrën amerikane” dhe mijëra fituesit shqiptare?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.