Takimi u mësua pas orës 15:00 minuta, shkruan Ora News.
Mesditën e sotme Partia Demokratike paralizoi për një orë qarkullimin e automjeteve në rruget kryesore të vendit, duke nisur kështu një plan të ri protestash krahas asaj në çadrën para kryeministrisë.
Përshkallëzimin e protestave, kryetari i opozitës Lulzim Basha, e cilësoi paralajmërim për qeverinë ndërsa tha se vendosmëria e kësaj lëvizje popullore, është e pakthyeshme deri në plotësimin e kauzës për zgjedhje të lira.






















