Pasi u vunë në qendër të vëmendjes duke kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian, shqiptarët po kthehen në protagonistë kryesorë për numrin e lartë klandestinëve që nisen drejt brigjet të Britanisë së Madhe.
Sipas shifrave të siguruara ekskluzivisht nga ABC News përmes Ministrisë holandeze për Siguri dhe Drejtësi, numri i klandestineve shqiptarë ka pësuar një rritje dramatike.
Konkretisht në 4 muajt e parë të vitit 2016, 220 shqiptarë janë ndaluar nga autoritetet holandeze dhe britanike gjatë perpjekjeve për të hyre illegalisht në Britani. Rritja është dramatike, pasi në vetëm 4 muaj është arritur pothuajse numri total i gjithë vitit 2015. Vitin e kaluar u arrestuan 230 klandestinë shqiptarë nga policia holandeze.
















