Në një prezantim të bërë sot, Rafuna ka bërë të ditur se trendi i të hyrave, nga një lëvizje negative që e ka pasur vitet e fundit, këtë vit, ka arritur të ketë trend pozitiv.
“Dogana e Kosovës është me përqindje më të lart të hyrave në rajon. Vetëm këtë vit, janë planifikuar të arrihet shuma prej 1 miliard e 40 milionë, ndërsa për 8 muaj dogana ka arrit të inkasojë 682milionë, 81milionë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga një trend negativ, dogana është kthy në një trend pozitiv”, ka thënë Rafuna, raporton lajmi.net.
Në paraqitjen e të dhënave, në këtë konferencë është thënë se gjatë punës së tyre, doganat kanë arritur që në bashkëpunim me policinë t’i arrestojnë 37 persona.
“Dogana ka pjesën e luftimit të korrupsionit 14 raste”, është thënë në këtë prezantim.
Ndërsa, ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka vlerësuar punën e doganës, duke thënë se suksesi po dëshmohet edhe me shumën e të hyrave.
Ai insistoi se me zbatimin e MSA-së dhe me zbatimin e pakos fiskale, është arritur të zvogëlohet kosto e konsumatorit, përkundër faktit se Agjencia e Statistikave e dëshmon të kundërtën.























