Dogana deklaron se mauna është sekuestruar, i dyshuari është intervistuar dhe pas konsultës me prokurorin e Pejës është proceduar kallëzimi penal ndaj të dyshuarit.
Aksioni i radhës ishe në Rajonin e Mitrovicës ku pas marrjes së informate dhe dyshimeve për transport ilegal të naftës njësit e Doganës kanë ndjekur një automjet Ford Tranzit i cili gjatë tentimit për t’u shmangur nga përcjellja kishte dale nga rruga kryesore ku edhe vozitësi e braktisë automjetin.
Pas kontrollit është gjetur një rezervuar post-fabrikant i ndërtuar posaçërisht për bartjen e derivateve te kontrabanduar dhe ku gjendeshin rreth 4000 litra derivate te naftës. Edhe në këtë rast, automjeti dhe nafta janë konfiskuar.
Derisa në rastin e tretë janë në rrugën Lipjan-Prishtine njësit e doganës kanë ndaluar për kontroll një kombi transportues ku gjatë kontrollit është konstatuar se ngarkesa në atë kombi ishte me mallra si: Vaj Motorik, Vaj Transmisionit dhe vaj I frenave në sasi totale prej 1116.5 litra.
Derisa për mallrat transportuesi nuk posedonte asnjë dokument prandaj si i tillë i është nënshtruar konfiskimit.
Rezultati i përgjithshëm i këtyre tri aksioneve ishte mbi 25.000 litra derivate të konfiskuara, tri automjete të konfiskuara si dhe ngritjen e kallëzimeve penale për të dyshuarit.



























