Strukturat e SHÇBA në Kukës kanë arrestuar në flagrancë 2 punonjës të policisë, të cilëve u iku nga duart një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Xhevat Thaqi.
Në pranga ranë Musa Bisheva, 53 vjeç dhe Gëzim Shabanaj, 48 vjeç, të të lindur dhe banues në Tropojë dhe me detyrë “trup shërbimi” në pikën e kalimit kufitar Qafe Morinë, prane Drejtorise Rajonale te Kufirit Kukes.
Arrestimi i tyre u be per vepren penale te “Shpërdorimit te detyres” parashikuar nga neni 348 i Kodit Penal.
Të dy keta punonjes policie duke qene ne detyre ne date 13 korrik, ishin duke shoqeruar nje shtetas te ndaluar nga Kosova, ne ambientet e Pikes se Kalimit kufitar: Xhevat Thaqi, që ishte ndaluar nga policia pasi ishte shpallur ne kerkim nderkombetar, por ai mundi te largohet ne drejtim te paditur.
Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Kukes per 2 punonjesit e policise, per vepren penale te “Shpërdorimit te detyres”.















