Doganat dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave kanë nënshkruar së fundmi një marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, e gjithë administrata doganore do të hetohet për fshehje pasurie dhe konflikt interesi duke nisur prej vitit 2003. Doganat kanë shfaqur angazhimin për të bashkëpunuar me ILDKPKI. Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali dhe Drejtori i Përgjithshëm i ILDKPKI, Shkëlqim Ganaj, nënshkruan të premten marrëveshjen e bashkëpunimit për komunikim dhe shkëmbim të të dhënave. Elisa Spiropali bëri të ditur se qëllimi i marrëveshjes është marrja e masave disiplinore ndaj personelit doganor që Inspektorati ka evidentuar apo propozuar për masa administrative ose kallëzim penal. Ndërsa Shkëlqim Ganaj bëri të ditur se këtë vit ILDKPKI do të fillojë kontrollin nga 2013 të gjithë punonjësve të administratës doganore.















