Deputetja demokrate Mesila Doda ka reaguar për rrëzimin e projektligjit për hapjen e dosjeve të ish-regjimit komunist në Komisionin e Ligjeve, pr/ligj i propozuar prej saj dhe kreut të Prtisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.
Përmes një postimi në Fejsbuk (Facebook) Doda shprehet se rrëzimi i pr/ligjit që ajo kishte propozuar dhe miratimi I një tjetri të hartuar nga mazhoranca, nuk është gjë tjetër veçse një vendim i qeverisë për të mbrojtur ish-sigurimsat e shtetit.
Nuk mund të ketë dekriminalizim pa dekomunistizim të administratës dhe politikës së sotme shqiptare, thekson Doda.
“Sot ne komisionin e çeshtjeve sociale per te mbeshtetur projektligjin per hapjen e dosjeve dhe lustarcionin. PS eshte e vendosur te mbroje ish-spiunet, ish-sigurimsat dhe ish-shefat e Partise se Punes me te cilet vazhdon ende te qeverise, ndaj hodhi poshte ligjin e ardhur nga shoqeria civile, nga GSHDNJ mbeshtetur nga dhjetoriste. Nuk mund te kete dekriminalizim pa dekomunistizim te administrates dhe politikes se sotme shqiptare. Pas kaq shume vitesh ka ardhur koha qe shqiptaret te mesojne te vertetat dhe qe xhelatet dhe urdheruesit e tyre te mos jene ne vendimarrje, ne politike, administrate e drejtesi.” shkruan Doda
















