• Latest
  • Trending
  • All

“Do të vë bast për Nobelin e Kadaresë, derisa ai të jetë gjallë”

28/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

“Do të vë bast për Nobelin e Kadaresë, derisa ai të jetë gjallë”

28/11/2014
in Kulture, Lajme

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

Në parathënien e tij, David Bellos na siguron për vërtetësinë e gjykimit të çështjes Pasternak dhe thotë se shumë nga studentët e Institutit Gorki jepen me emrin e tyre real, ndërkohë që romanca e rrëfimtarit me vajzën e re moskovite Lida Sniegina, është thjesht trillim artistik. Fundi i kësaj historie dashurie mjeshtërisht gërshetohet me skandalin e Pasternakut. “Dje radioja ka folur gjithë ditën për njëfarë shkrimtari që ka tradhtuar, dhe unë të kam kujtuar ty. L.” i shkruan ajo në letrën e ndarjes Nga Christian Lorentzen*  Rrëfimtari i “Muzgut të Perëndive të Stepës” nuk ka emër, por ne mund ta quajmë fare mirë Ismail. Po ashtu si Ismail Kadare, ai është student në Institutin e Letërsisë Botërore “Gorki”, në fund të viteve 1950. Ai i tregon dikujt se është duke shkruar një libër “për një ushtri të vdekur të komanduar nga një gjeneral i gjallë”, një aluzion ky për romanin e vitit 1963 të Kadaresë “Gjenerali i Ushtrisë Vdekur”, në të cilin, një oficer italian kthehet në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore për të zhvarrosur eshtrat e ushtarëve të tij. Ai është i obsesuar gjithashtu nga legjenda shqiptare e Kostandinit dhe Doruntinës, në të cilën thuhet: Kur motra e tij, Doruntina, martohet dhe shkon shumë larg, Kostandini i premton nënës së tij se do të kalërojë deri atje e ta sjellë për mort a dasmë; kur ai dhe të gjithë vëllezërit e tij tashmë janë të vrarë në luftë, fantazma e tij e mban fjalën, e dorëzon motrën e tij te dera e kishës dhe i thotë motrës: “Ti ec përpara, se unë kam pak punë në ajodhimë. Dhe shtyu portën e hekurt dhe u fut brenda, për të mos dalë më kurrë që andej”. Kjo legjendë do të ishte baza e romanit të ardhshëm të Kadaresë “Kush e solli Doruntinën”, dhe aty nga fundi i “Muzgut të Perëndive të Stepës”, rrëfimtari befas shndërrohet në një Kostandin. Përçarja mes diktatorit shqiptar Enver Hoxha dhe Bashkimit Sovjetik po ndodh dhe rrëfimtari e di se ditët e tij në Moskë janë të numëruara. Tashmë është si një fantazmë në atë qytet, por edhe qyteti është kthyer në një fantazmë për të. “Ishte njëherë një shtet i madh, që quhej BRSS…”. I humba 20 sterlina në bastet në Ladbrokes sepse Kadare nuk e fitoi çmimin “Nobel”. Në moshën 78-vjeçare, ai ka qenë për dekada si kandidat dhe do të ishte i pari laureat shqiptar. (Ai ka fituar çmimin inaugural “Man Booker International Prize” në vitin 2005.) “Nobeli” skicohet në episodin qendror te “Muzgu i Perëndive të Stepës”, kur në tetor të vitit 1958, Boris Pasternak u shpall si fitues dhe një fushatë e gjerë kundër tij filloi në krejt Bashkimin Sovjetik. Njëra nga “virgjëreshat bjelloruse” në Institutin Gorki e quan çmimin si “një dhuratë me helm të borgjezisë ndërkombëtare”. Rrëfimtari ka parë një kopje të shtypur të “Doktor Zhivagos” dhe këshillohet ta mbajë gojë e kyçur: “- Mos ia thuaj njeriu këtë, – tha ai. – Futesh kot në ndonjë ngatërresë”. Pasternaku censurohet nga miqtë e tij dhe shkrimtarët e rinj në një takim në Institutin Gorki. “Gazetat kërkonin ndjesë që po botonin veç një grimë nga dhjetëra mijë letrat e telegramet e mbërritura nga të gjitha skajet e tokës sovjetike. Kishte dërgesa plot pezm nga shpues të naftës, studentë të artit dramatik, kisha ortodokse, balerinat e reja të Bolshoit, alpinistë, shkencëtarë atomistë, bletërritës, punonjës të kriporeve të detit Kaspik, ish-mistikë të penduar, shurdhmemecë etj., etj.” “Muzgu i Perëndive të Stepës” është botuar në pjesë në Shqipëri, midis viteve 1962 dhe 1978, përkthyer në frëngjisht nga Jusuf Vrioni më 1981, dhe vetëm tani na shfaqet në anglisht, nëpërmjet përkthimit të David Bellosit nga frëngjishtja e Jusuf Vrionit. Në parathënien e tij David Bellos na siguron për vërtetësinë e gjykimit të çështjes Pasternak dhe thotë se shumë nga studentët e Institutit Gorki jepen me emrin e tyre real, ndërkohë që romanca e rrëfimtarit me vajzën e re moskovite Lida Sniegina, është thjesht trillim artistik. Fundi i kësaj histori dashurie mjeshtërisht gërshetohet me skandalin e Pasternakut. “Dje, radioja ka folur gjithë ditën për njëfarë shkrimtari që ka tradhtuar, dhe unë të kam kujtuar ty. L.” i shkruan ajo në letrën e ndarjes. Rrëfimtari dhe Kadare, ndërkohë shkojnë drejt mohimit të realizmit socialist të promovuar në Institutin Gorki, me kolkozianët heroikë dhe shmangien e realiteteve politike: “Në to shushurinin vetëm mështeknat, oh, mështekna ime, e bardhë, dhe në to ishte vazhdimisht e diel, si atëherë, javën që shkoi, në Peredjellkino”. Një paralel tjetër është afrimi i përçarjes së Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik, që fillon të ketë edhe një efekt fizik mbi rrëfimtarin: “Baraspesha e gjymtyrëve të mia ishte prishur. E ndieja se ato mund të zbërtheheshin e të bashkoheshin prapë lirisht, në ndërthurjet më të pabesueshme: midis brinjëve mund të kisha një sy, madje të dy sytë, mushkëritë mund t’i kisha në krahë, ndoshta për fluturim”. Romanet e Kadaresë janë të mbushur me fjali tmerrësisht të bukura. “Muzgu i Perëndive të Stepës”, është i trishtë dhe përmendet shumë vdekja, por që shpeshherë ndërthuret me humor. Ja si ia përshkruan rrëfimtari Lida Sneginës, konviktin e Institutit Gorki: “Ne po ngjiteshim. Që pas thurimës së hekurt, brenda së cilës lëvizte kthina e ashensorit, dukeshin vetëtimthi pamje të prera, numra dyersh, fytyra ose shpina njerëzish. Unë u përpoqa t’i shpjegoja diçka për ndërtesën dhe banorët e saj. Kati i parë: këtu ishin vendosur studentët e viteve të ulëta, ata që kishin ende pak mëkate letrare. Kati i dytë: kritikët letrarë, dramaturgët puthadorës, zbukuruesit e jetës. Kati… rrethi i tretë: skematikët, lajkatarët, sllavofilët. Rrethi i katërt: gratë, liberalët, të zhgënjyerit nga socializmi. Rrethi i pestë: shpifësit, denonciatorët. Rrethi i gjashtë: të shkombëtarizuarit, ata që kishin braktisur gjuhët e tyre dhe shkruanin në rusisht…” Unë nuk jam i sigurt në mund ta rendis me Danten, por kam ndër mend të ve bast 20 sterlina për Kadarenë, deri sa ai të jetë gjallë.

Previous Post

Ferronikeli shpallet fitues i Kupës së Pavarësisë

Next Post

“Ballkoni” në Turqi

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

Next Post

“Ballkoni” në Turqi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.