• Latest
  • Trending
  • All

Djalin ia vranë në burg, nëna kërcënon me djegien e vetës

09/09/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 10 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Djalin ia vranë në burg, nëna kërcënon me djegien e vetës

09/09/2016
in Aktualitet, Lajme
Në një interviste, 43­vjeçarja deklaron se jeton duke mbledhur kanoçe. Gjatë rrëfimit të saj, nëna e dy fëmijëve tashmë deklaron se po dergjet në Bashkinë e Fierit për një punë, por i japin shpresa të kota.

“Fëmijët e mi kërkojnë që të shkollohen, por unë nuk kam mundësi as dhe t’i ushqej, jo më t’u blej libra. Jam në një hall të madh”, deklaron Mimoza, duke shtuar më tej se do të vetëflijohet duke i vënë flakën vetes.

Znj. Meçe, pas vdekjes së bashkëshortit tuaj dhe më pas djalit, ju patët deklaruar se institucionet janë shprehur të gatshme për t’ju gjetur një punë. Ende nuk ka kaluar një vit nga vdekja e djalit tuaj; çfarë është bërë me premtimet që ju kanë dhënë?

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Asgjë nuk është bërë. Gjërat po shkojnë shumë keq. Unë sot nuk kam një punë me se të ushqej fëmijët e mi. Më premtuan dhe më kanë premtuar, por asgjë konkrete nuk ka ndodhur. Kam shkuar në komunë, edhe te bashkia.

Po cila është përgjigjja që të japin?

Mua vetëm më përcjellin, një herë te komuna dhe një herë te bashkia. Mua fukaranë e shkretë po më shkelin me këmbë! Kam tri vite që dergjem te bashkia dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Më thanë që më datë 5 shtator do të më fusnin në punë. Kam vajtur te kryetari i komunës dhe i kam thënë. Këtu punësohen ata që kanë lekë, dhe jo unë që vuaj për bukën e gojës.

Sa janë të ardhurat e familjes suaj?

Kanë qenë 20 mijë lekë të vjetra. Tani që im bir mbaroi shkollën 9­ vjeçare, jetoj vetëm me 10 mijë lekë të vjetra.

Po si ia bëni për të mbijetuar?

Çfarë të bëj?! Dal që në 03:30 të mëngjesit për të mbledhur kanoçe, fëmijët i lë vetëm në gjumë. Unë jetoj veç duke mbledhur kanoçet. Tani nuk po na lënë që pas vdekjes së atij djalit në Tiranë. Nuk e di se si do shkojë puna ime.

Sa kanoçe mblidhni?

Mbledh 1 ose 2 kg kanoçe, sa për të nxjerrë bukën e gojës. Se me 10 mijë lekë nuk blen as dhe thesin e miellit, që të paktën të hamë bukë thatë. Por këtu te ne nuk t’ia dijë njeri në ke apo s’ke të hash. Nuk po kërkoj lëmoshë, dua një punë, se unë jam e re.

Çfarë moshe kanë dy fëmijët e tu?

Djali është 15 vjeç, mbaroi klasën e 9­të, do të shkojë në gjimnaz, por unë s’kam lekë me çfarë ta çoj. Se duhen libra, s’kam mundësi… Ndërsa vajzën e kam 7 vjeçe. Ata mua më kanë, mezi po i ushqej. Po si ka mundësi të mos gjendet një punë për mua?! Unë, një grua e ve me dy fëmijë jetimë?!

Po bashkëshorti juaj, para sa vitesh ndërroi jetë?

Ka tri vite që ka vdekur, pasi kishte zemrën të zmadhuar. Pa bërë dy vite ai, më iku edhe djali. Unë vazhdoj të kërkoj drejtësinë e djalit tim, që më vdiq në spitalin e burgut.

Po çfarë kërkon konkretisht?

Kërkoj dëmshpërblim, mua djali më vdiq në burg. Shteti duhej të bënte diçka, duhej ta operonte. Ai vdiq në burg; ku e di unë se çfarë i ka bërë burgu?! Kam dyshimet e mia.

Për çfarë dyshoni?

Djalit tim sëmundja iu shfaq kur ishte në burg. Që kur ka qenë në burgun e Rrogozhinës, shfaqi probleme, por unë i thashë se mos e kishte nga cigarja. Ai është rrahur edhe nga policët.

E dini ju se kush janë këta policë?

Nuk e di, mua djali më ka thënë. Po shteti duhej të kishte bërë diçka. Mirë që vdiq në burg, po shteti as për të bërë varrimin nuk më ndihmoi.

Pse, ju nuk keni marrë asnjë ndihmë?

U fol që do më jepnin një ndihmë të përshpejtuar pas vdekjes së djalit. Bashkia më siguroi te një firmë, dhe aty marr disa ushqime nga një kg. Më ka ndihmuar edhe autorja e emisionit “Me zemër të Hapur”, Evis Ahmeti. Falë saj arrita të merrja disa ndihma. Në emisionin e saj, avokati Idajet Beqiri së bashku me bashkëshorten e tij Nexhmie Beqiri më dhanë një shumë të konsiderueshme parash dhe disa ushqime e veshmbathje për fëmijët e mi.

Pas vdekjes së bashkëshortit dhe djalit, ku jetoni?

Në fshatin Mbrostar të Fierit, në një shtëpi pa dyer e pa dritare. Dritaret i kam me plastmas, çfarë bie jashtë futet brenda. Jetoj në mjerim. Unë kam një apel për shtetin: t’i hedhë sytë nga unë, të më gjejë një punë sa për të mbijetuar, ose të m’i gjejnë një punë djalit, në të kundërt unë do marr një shishe benzinë dhe do digjem para Bashkisë së Fierit, se kështu nuk mund të jetoj më. Po kaloj nga trutë e kokës.

22­-vjeçari Artur Meçe ndërroi jetë në burg Artur Meçe, 22­vjeçari nga fshati Mbrostar i Fierit u dënua nga drejtësia shqiptare me 5 vite burg për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Gjatë kohës që ishte në burg, 22­vjeçari shfaqi probleme shëndetësore dhe u diagnostikua me kancer në mushkëri. Rasti i tij u bë publik pas apelit të të afërmve të tij, të cilët kërkonin lirimin e tij nga burgu që ditët e fundit të jetës t’i kalonte në shtëpi, kërkesë që nuk u plotësua. 22­vjeçari Artur Meçe ndërroi jetë në spitalin e burgut, në pavijonin e Kardiologjisë në QSUT.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Administratori  pranon shpërndarjen e parave për votat e Dibrës

Next Post

Foshnja lind në avion, kompania i ofron bileta falas gjatë gjithë jetës

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Foshnja lind në avion, kompania i ofron bileta falas gjatë gjithë jetës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.