Djali i ish kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha, i ka dedikuar një status në Facebook Edi Ramës, referuar përmbytjeve ndërsa me ironi parashtron pyetjen se ku ishte gjatë fundjavës.
“Ngjallet Rama. Më në fund bëhet i gjallë të hënën dhe shkruan në fb për motin e tërbuar, por nuk thotë ku e kishte çuar fundshpinën me pushime gjithë fundjavën, ndërkohë që Jugu përmbytej”, përfundon reagimin ai















