• Latest
  • Trending
  • All

Ditari i Pëllumbit: Si u “lut” Ramiz Alia eurosocialistëve për të hyrë në PS

25/06/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 5 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Ditari i Pëllumbit: Si u “lut” Ramiz Alia eurosocialistëve për të hyrë në PS

25/06/2016
in Histori

Ditari politik i Servet Pëllumbit, “Përvoja ime me Partinë Socialiste”,  botimet “Toena”, një skaner politik i forcës kryesore në vend, PS përballë PD-së; Libri vjen si një bilanc politik në 25 vjetorin e themelimit të PS-së, nga një prej pretedentëve për t’u bërë lider pas “rënies” së Nanos

 

 Për të treguar se ditari i tij politik është shkruar për kohën ’91-’96, politikani Servet Pëllumbi thotë se sot do të ishte e pamundur të hidheshin detajet nga ajo kohë. Për shkak se përvoja e tij në partinë socialiste sa vjen personale ashtu dhe në marrëdhënie mjaft delikate me personazhe politike brenda saj, si kjo parti u përça, si përjetoi hyrjen në burg të liderit të saj historik, Fatos Nanos, por dhe në anën tjetër të opozitës. Ndoshta edhe në rrëfimin e tij gjatë promovimit ditari “Përvoja ime në Partinë Socialiste”, Pëllumbi dukej se ende mbante “përplasjen” e madhe, të brendshme që ndodhi në partinë e tij në vitet ’91-’96 duke u ndalur pikërisht në marrëdhëniet me Fatos Nanon. Në botimet e disa pjesëve nga ditari të mposhtëm Pëllumbi tregon raportet me opozitën kur Berisha ishte President, po ashtu jep idenë e pozicionimit të Ramiz Alisë karshi PS-së, duke mos pranuar se lideri i fundit i komunizmit të ishte vazhdim i së njëjtës linjë politike. Po ashtu, është një moment delikat për PD-në ku politikani i së majtës ndalon në situatën e brendshme të së djathtës, kur Eduart Selami ishte një prej pretendentëve kryesore , duke dhënë papritur dorëheqjen

***

E hënë, 5 dhjetor 1994

Tryeza e dytë e partivë për Kushtetutën. Jemi për linjën Parlament Referendum-Zgjedhje. Kurse Berisha Komision-Referendum, duke mënjanuar përsëri Parlamentin, meqë nuk ka më dy të tretat e votive. Në mbledhjen e sotme, rrugën e dështuar të Berishës u përpoq ta mbronte Ali Spahia që përfaqësonte Partinë Demokratike. Kur e pa që ishte vetëm, luajti rolin e njeriut të fyer nga ndonjë diskutim dhe braktisi tavolinën e partive. Kurse ne të tjerët, që vërtetë donim ta bëjmë vendin me Kushtetutë në rrugë normale demokratike, po bëjmë punë e po rrimë “urtë”! PD-ja vazhdon ta ndiejë veten të izoluar. Kurse në rolin organizues ua kemi lenë me “consensus” dy partive të vogla, PAD-së dhe PSD-së. Taktitika jonë po funksionon dhe ka siguruar mbështetje.

E Martë, 13 dhjetor 1944

Me rastin e botimit të Programit të PS-së dhashë një intervistë për Zërin e Popullit, në të cilën sqaroj disa çështje të punës së bërë për hartimin e tij, por dhe të resë që ai sjell në aspektin e përmbajtjes. Duke vlerësuar si një ngjarje kolektive që është diskutuar e miratuar në Konferencën e Parë Kombëtare (25 nëntor 1991), në Kongresin e Parë të PS-së, (qershor 1992). Botimi I tanishëm është plotësim I një kërkese të anëtarëve dhe mbështetësve të saj, në mënyrë të veçantë i të rinjve, të cilët, siç e tregoi edhe fushata e Referendumit për ProjektKushtetutën kanë besim tek alternative e PS-së dhe mbështesin atë. Njëherësh kjo është edhe një përgjigje konkrete si për oponentët tanë që duan të dinë se ç’parti është PS-ja, ashtu edhe për ata që s’kanë reshtur së thëni se PS-ja nuk i ofron vendit ndonjë gjë konkrete, se ajo veçse synon ta kthejë gjithçka prapa etj. Ne u themi me këtë rast të gjithëve se demokracia është edhe konkurrencë e alternativave. Populli le t’i gjykojë e t’I votojë. Por në këto shënime do të veçoja posaçërisht reagimin e menjëhershëm të S. Berishës, i cili pa hyrë në përmbajtjen e tij kapet pas emrit të “filozofisë së Marksit” ( që në preambulën e Programit quhet një nga burimet ideore), për të thënë se “Marksi, si djalli në program”, treguaka se ai “është fund e krye markisist për pasojë PS-ja mbetet “komuniste” etj. Duket i ndodhur ngushtë pas dështimit në referendum, e “gjeti çelësin” për të rihapur një front lufte ideologjike kundër nesh.

E enjte, 15 dhjetor 1944

Berisha fillon të sulmojë përsëri. Pasi ndjeni “urtë” pak më shumë se një muaj, ai fillimisht në një artikull në RD, e më pas në Konferencën e PD-së për Tiranën, nisi sulmin ndaj nesh; së pari, sepse i kanë lindur shqetësime “brenda vathës” dhe, së dyti, se nga “llogaritë” që ka bërë duket i del që në një klimë politike të qetë dhe garë elektorale me rregulla e standard ai humbet (humbi Zgjedhjet vendore të 26 korrikut 1992, humbi Referendumin më 6 nëntor 1994, pra pas dy vjetëve). Tani, po pas dy vjetësh, do të bëhen zgjedhjet parlamentare të radhës. Derisa ai çdo gjë e personalizon edhe këto humbje duhet t’I faturohen atij. Ndërkohë Berisha këtë nuk e dëshiron, sepse për mentalitetin e tij ai vetëm fiton, ai nuk gabon dhe as humbet, prandaj kur ndodhin gabimet dhe humbjet ua faturon të tjerëve, sepse harron që e vërteta na shfaqet jo si autoritet, por si bijë e kohës (F. Bekon)

Berisha është po ashtu tipi i politikanit që I vesh vetes meritat e të tjerëve, kurse të tjerëve dobësite e veta! Po nuk mbajte parasysh këtë tipar të tij siç bëjnë shumica dërmuese e atyre që e rrethojnë në PD, doemos gabon në raportet me të. Në PD, ende ka disa që mendojnë ndryshe, madje qarkullon edhe opinion se po nuk fitoi as zgjedhjet e 1996, merr fund demokracia në Shqipëri! Gjithsesi, sulmi i fundit i Berishës nuk ka ndonjë gjë të re, por synon të ashpërsojë luftën kundër PS-së, duke e paraqitur përsëri si “PP me emër tjetër”, pra të pareformuar. Ndryshe nga herët e tjera, sot më sulmoi mua me emër duke më etiketuar si marksist i “pandreqshëm” që mban Marksin në programin e PS-së etj..etj Linjë diversion që me sa duket do të na shoqërojë me përshkallëzimet e veta deri në zgjedhjet e ardhshme. Gjuha e tij ka për të qenë agresive si ajo që përdori në emrin nga PS në PK dhe na quan “armiqtë tanë”.

E premte, 23 dhjetor 1994

Në gazetën Populli po, Ramiz Alia publikon ankesa të eurosocialistëve dhe më sulmon mua me emër për mosvlerësim të tij. Konkretisht ja ç’shkruan: “Para ca kohësh, – kujton ai, -erdhi këtu në shtëpi një grup të rinjsh eurosicalistë. M’u ankuan edhe për drejtuesit e PS-së: Nuk na përkrahin, nuk na ndihmojmë, nuk na vlerësojnë në propozimet tona, më thoë. Pas takimit me ta mora në telefon Servet Pëllumbin. I transmetova pakënaqësinë që kishin të rinjtë. Ai pa më dëgjuar mirë deri në fund më tha: Përse nuk vijnë te ne të na I thonë ankesat e tyre? Kështu nuk flitet. Më fal, i thashë, që të mora në telefon. E përshendeta dhe mbylla telefonin. Ja kështu. Këto marrëdhënie kam me ta”! Biseda është e vërtetë, sepse R. Alia donte të bëhej “socialist” (antar i PS-së) nëpërmjet eurosocialistëve, të cilët mua mes njëri –tjetrit më thërrisnin “plaku”. Për më tepër gjithë ditën rrinin këtu te PS-ja dhe për t’u ankuar shkonin te “i riu” R. Alia! Ec e kuptoji disa prej eurosocialistëve tanë!

Ditari/Sulmi i Berishës kundër Servet Pëllumbit duke e quajtur të pareformuar

Përçarja e PD-së

Kërkoi dorëheqjen, a do të bëhej Eduart Selami kryetar në vend të Berishës

E shtunë, 4 shkurt 1995

Berisha në Kuvendin e PD-së e “shpalosi shpatën dhe një herë për situatën”. “Në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër të Europës, – tha ai, – lidershipi aktual i opozitës shqiptare pas Referendumit guxoi dhe i serviri popullit shqiptar alternativën e bazuar në parimet e marksizimit, pra te Manifesti Komunist, duke dëshmuar kështu se ata socialist do të kenë vetëm emrin, sepse libri i shenjtë i tyre do të jetë Manifesti i PK-së. Kjo përbën një ogur të zi dhe një atentat të vërtetë ndaj demokracisë shqiptare, shtetit të së drejtës dhe pronës private”. Ia gjeti “ vegjën” ideologjike fushatës kundër nesh.

E martë, 14 shkurt 1995

Berisha  që në kundërshtim me dispozitat kryesore Kushtetuese drejton dhe Kryesinë e PD-së, shpalosi dje sulmin e radhës kundër PS-së, dhe kundër meje personalisht si të pareformuar, të padistancuar nga Enver Hoxha, që mban Marksin në program, që godet “reformatorët”  etj. Sulmi më i ashpër  që I shtohet atij të një muaji më parë. Në një deklaratë me titullin: Berisha mbi kokën e PD-së, me tone të ashpra e disi jashtë natyrës sime, theksova:

-Deklarata e Berishës është dëshmia më e qartë e një prapambetjeje të theksuar në zhvillimet politike. Ora e tij ka mbetur në 22 mars 1992. Ai vazhdon të fyejë shqiptarët kur mendon se ata u besojnë përrallave të tij me “gogolë”, me “restauracione”, me “marksistë” apo “xhinde” që sullen nëpër “terrin mortal” të vrasin demokracinë dhe të frenojë “reformat”…Me sa duket edhe të huajve dhe miqve të Shqipërisë u thotë se meqë komunizmi këtu ten a paska qenë “më i egri në botë”, kërkuaka dhe një antikomunizëm të vecantë jotolerant dhe një demokraci të shartuar me autoritarizëm! Ne  i themi Berishës se me konceptime të tilla naïve antidemokratike dhe me sulme arrogante, alogjike e përçarëse ndaj opozitës asgjë nuk mund të rikuperohet. Për dështimet e regjimit të tij nuk mund të bëhen fajtorë as opozita dhe as Marksi. Ka ardhur koha që për to të përgjigjet ai vetë, përderisa nuk po shkëputet dot nga e kaluara e vet.

Për këtë qëllim, në deklaratën time theksova se Berisha e ka hallin te gjendja kritike në PD, te gjendja kritike në PD, te sulmet e ndërsjella midis përfaqësueve të klaneve kryesore në PD. “Në një klimë të tilë, -theksova,- është domethënëse kërkesa e paradokohshme e Kryetarit të PD-së Eduart Selami, i cili sipas praktikës perëndimore kërkoi që kryetari i Partisë të jetë njëkohësisht edhe kryeministër i vendit”. Jo vetëm kaq, por ai “për të larguar çdo dyshim për veten e tij”, nuk hezitoi të ofronte edhe dorëheqjen (kur këtë gjë duhej ta kishte kërkuar edhe vetë Berisha që më 7 nëntor 1994). Në mbyllje të deklaratës sime nënvizova”

-Pavarësisht se ç’rrugë do të marrin zhvillimet në PD, një gjë mbetet konstante: njerëzit që aspirojnë për demokraci të vërtetë e njohin tashmë namin e keq të lidershqipit të PD-së, që rrjedh jo vetëm nga paaftësia për të qeveritar vendin, por dhe nga babëzia e pushtetarëve për të kultivuar korrupsionin total.

Korrupsioni i njohur “Druri i arrës” është vetëm fillimi…berisha dhe klani i tij janë të përfshirë nga paniku!

E martë, 28 shkurt 1995

Ka ardhur për vizitë zyrtare Presidenti gjerman Herzog. Në orën 16:30 ambasadori Volers kishte ftuar drejtuesit kryesore të partive parlamentare. Presidenti Herzog, si në fjalën e tij në Parlament edhe në takimin e sotëm theksoi jo pa qëllim idenë se historia është e të gjithëve, historia reale nuk mund të rishkruhet, ajo do parë ashtu siç është pa e politizuar. Por atmosfera e takimit miqësor ndryshoi papritur. Kur foli Eduart Selami, që vazhdon të jetë Kryetar i PD-së, ndërhyri Ylli Vejsiu që kishte ardhur për ta dubluar, duke thënë:

-Zoti Selami nuk përfaqëson më PD-në!

Pra, lufta e brendshme në PD qenka paracaktuar me “prerjen e kokës” së kryetarit të saj dhe këtë i pari le ta mësojë Presidenti Herzog! Kjo është e vërteta: Berisha është “qejfli” i të gjitha pushteteve!

E mërkurë, 1 mars 1995

Parashkimet po dalin…Pritej demaskimi i Eduard Selamit dhe i “doktrinës së re politike” të tij në Arkivin e PD-së, në Shkodër (pa mikrofon, pas disa aktiveve në rrethe të tjera ku fjala e Selamit u dëgjua në mikrofon), por ai u prit me duartrokitje “për inat të Berishës”! Edhe pa mikrofon! Selami ka zgjedhur mbrojtjen, sqarimin se ai nuk ka “rreshqitur majtas”, se po thotë një të vërtetë: “Edhe po të shkojmë prapë në Referendum do të humbasim”! Kurse në lidhje me akuzën e Berishës se ai punon për socialistët (madje se “flet njëlloj si Servet Pëllumbi”!), Selami theksoi:

-Unë punoj në interest ë PD-së…Por me vjen keq që dinakëria e socialistëve është më e madhe se mençuria e miqve të mi!

Lajme teNjejta

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

12/09/2021

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

15/06/2021

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

05/01/2021

Më në fund, edhe pse nuk e ditka që në raste të tilla mbrojtja më e mirë është sulmi, e paska kuptuar një gjë: “Duan të na heqin qafe se nuk u nënshtrohem atyre…Berisha kërkon të më shkarkojë”. Megjitahtë do ta ketë një ngushëllim se pas tre vjetësh paska mësuar: Nuk di ndonjë vend të botës ku Presidenti të jetë edhe drejtues i partisë! E gjitha kjo po paraqitet si shprehje e diversitetit në PD, si shfaqje e demokracisë së brendshme, por në të vërtetë kemi të bëjmë me luftë për domimin, me “prereje kokash” si në diktaturë për t’ia mbyllur rrugën çdo mundësie për informim të PD-së. Po pranohet gjithsesi se me Berishën e gjithëpushtetshëm nuk mund të mendohet për asnjë lloj reformimi”.

Tags: edi rama
Previous Post

O sa mirë me qenë modest ohe ohe…

Next Post

Vetingu nga ndërkombëtarët, vjen vota e parë kundër nga LSI

Related Posts

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

by TheAlbanian.co.uk
15/06/2021
0

“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo...

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

by TheAlbanian.co.uk
05/01/2021
0

Frank Shkreli Kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve, njëri prej mbështetevse më të dalluar në Kongresin amerikan të të...

Konferenca e Bujanit dhe rezoluta ideologjike për vetvendosje e bashkim me Shqipërinë – Nga Jusuf Buxhovi

by TheAlbanian.co.uk
03/01/2021
0

Përkujtesë historike Konferenca e Bujanit, e mbajtur nga 31 Dhjetor 1943 deri më 2 Janar 1944, paraqet një ngjarje të...

Next Post

Vetingu nga ndërkombëtarët, vjen vota e parë kundër nga LSI

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.