Reforma për aftësinë e kufizuar parashikon sidomos pastrimin e skemës nga abuzuesit dhe rivlerësimin e nevojave. Por detyron edhe respektimin e ligjit për personat me aftësi ndryshe.
“Jemi larg standardeve. Të gjitha institucionet shtetërore duhet të ofrojnë akses për këtë komunitet”, tha ministri Blendi Klosi.
Si institucion që harton politikat sociale, ministria e Mirëqenies është vizituar për herë të parë nga nxënës të Institutit të fëmijëve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi”.






















