Ndonjëherë nuk i kujtojmë vetë datat tona, por janë të huajt. E përditshmja britanike, Express, shkruan se sot është Dita e Republikës në Shqipëri, që shënon ditën kur Enver Hoxha, në vitin 1946, shpalli Republikën Popullore të Shqipërisë, duke e deklaruar veten kryetar të shtetit. Me këtë rast, Express sjell këto 10 fakte interesante për Shqipërinë.
-Në vitin 1976, emri zyrtar u ndryshua në Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë.
-Në vitin 1992, pas rënies së komunizmit, emri u ndryshua sërish në thjesht Republika e Shqipërisë.
-Në vitin 1967, Shqipëria u bë zyrtarisht i pari shtet ateist në botë.
-Shqiptarët e quajnë vendin e tyre Shqipëria, që do të thotë ‘vendi i shqiponjave’.
-Gjatë komunizmit, makinat private ishin të paligjshme në Shqipëri.
-Pasi Lordi Voldemort u rrëzua për herë të parë në librat e Harry Potter, thuhet se ai u fsheh në pyjet e Shqipërisë.
-‘Albania’ është emri i të paktën tre qyteteve në Kolumbi.
-Emri më i vjetër i njohur i ishullit kryesor britanik ishte Albion. Rreth shekullit të 11-të, shkrimet në latinisht i referohen si Albania.
-Shqipëria konkurroi në Lojërat Olimpike në vitin 1972 dhe çdo herë duke nisur nga viti 1992, por nuk ka fituar ndonjë medalje.
-Monedha shqiptare, leku, e ka marrë emrin sipas Aleksandrit të Madh, emri i të cilit shkurtohet shpesh në Leka në shqip.
















