Shumë qytetarë të Kosovës kanë marrë mbrëmë rrugën e migrimit ilegal, edhe pse vendi festoi dje 7-vjetorin e Pavarësisë.
Në këtë hap, ata nuk ndaluar as fakti se Gjermania sot ka kthyer dhjetëra azilkërkues kosovarë. Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, sërish ka qenë i mbushur me qytetarë të shumtë, të cilët nga aty me autobusë të linjave Prishtinë –Beograd, po ia mësynin shteteve të Bashkimit Evropian.
Për të ikur nga vendi i tyre, siç duket tek ta nuk ka ndikuar as ndërmarrja e masave shtesë për kontrollimin e kufirit mes Serbisë dhe Hungarisë, i cili tash po kontrollohet edhe nga policë gjermanë e as kthimi i sotëm i dhjetëra emigrantëve kosovarë nga Gjermania.
















