Gjatë takimit, u shkëmbyen informatat për përgatitjet e deritashme për fillimin a implementimit të Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore.
Kryeministri Isa Mustafa ka ritheksuar kërkesën për angazhim maksimal që ky proces të jetë sa më i kompletuar në të gjitha dimensionet, si dhe afate konkrete për përmbushjen e obligimeve, duke pas parasysh rëndësinë që ka për shëndetësinë në Kosovë.
Të pranishmit, theksuan përkushtimin e plotë për kompletimin e të gjitha aspekteve ligjore, infrastrukturore dhe administrative në këtë process.






















