• Latest
  • Trending
  • All

Diskriminimi ndaj veriut të Shqipërisë, rezultat i monizmit të sotëm politik?-Nga Mal BERISHA

20/01/2021

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 6 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Diskriminimi ndaj veriut të Shqipërisë, rezultat i monizmit të sotëm politik?-Nga Mal BERISHA

20/01/2021
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Disa ditë më parë filloi një debat në rrjetet sociale rreth shpërpjestimit të pa- imagjinueshëm që ekziston midis supër- përfaqësimit me staf Jugor ndaj atij Verior në administratën e sotme të Shtetit Shqiptar. I nxitur nga ky debat krejt embrionik, bëra një kërkim në internet në të gjitha faqet e Kryeministrisë dhe të Ministrive të Qeverisë së sotme Shqiptare. Ja çfarë zbulon njeriu në këtë kërkim:
Sot, si kurrë ndonjëherë, ekziston një përfaqësim tmerrësisht shpërpjestimor dhe diskriminues Jug – Veri në adminstratën e shtetit shqiptar.
Asnjë Ministër, asnjë zevendësministër, asnjë drejtor i rëndësishëm dhe asnjë këshilltar në qeverinë e sotme nuk është nga veriu;
Në shërbimin e sotëm Diplomatik Shqiptar midis 51 titullarëve, Ambasadorë dhe Kryekonsuj, veriorët numërohen me gishtat e njerës dorë.
Rezultati i kësaj qevrisje:
Që nga fundviti 2013, i vetmi investim në Shqipërinë e Veriut është:
Terminali Taksambledhës i Tunelit të Kalimashit.
Ky është rezultat i përfaqësimi tmerrësisht shpërpjestimor e diskriminues Jug – Veri në adminstratën e sotme të shtetit shqiptar. Këto të dhëna e vlen t’i bëhen të njohura publikut të përgjumur shqiptar sidomos atyre që jetojnë në Veri të vendit dhe në emigracion.
Le të supozojmë për një moent që një parti politike shqiptare vjen në pushtet dhe bën të njetën gjë duke përjashtuar Jugorët siç janë përjashtuar Veriorët sot!? Çfarë do të ndodhte!?
Në Shqipërinë e kësaj dite kur po shkruaj unë, është i njohur sundimi Një – Partiak në
çdo qelizë të shtetit. Megjithatë, Monizmi Politik i sotëm është të paktën temë e diskutimeve të përditshme mediatike, analizave politike dhe debateve ndërpartiake edhe pse:
Askush nuk ua ve veshin!?
Por ndërsa monizmi i frikshëm politik bie më shumë në sy, një anësim tjetër edhe më i tmerrshëm është Monizmi diskriminues Krahinor, ose përfaqësimi me njerëz nga Jugorët e Shqipërisë ose Toskët dhe përjashtimi pothuajse absolut nga qeverisja, i veriorëve ose i Gegëve të vendit tonë,.
Të gjithë antropologët e huaj kanë vënë re dallime jo-esenciale midis banoreve Gegë dhe Toskë të Shqipërisë. Dallime Jug – Veri vihen re tek shumica e kombeve të vjetra të botës. Por ajo që është nënvizuar gjithmonë është se populli ynë është i njejti si në Jug ashtu edhe në Veri, pasi flet të njejtën gjuhë me dallime jo të rëndësishme dialektore. Shto këtu edhe faktin se çdo përpjekje për lirinë dhe demokracinë e Shqipërisë ka qenë njësoj e iniciuar dhe e zhvilluar nga të dya anët e vendit Jug – Veri – Gegë – Toskë. Kësaj harmonie i duhet shtuar edhe harmonia fetare e veçantë dhe e pashoqe në botë. Kjo është një e dhënë nga Zoti e ngulitur në Virtytin e Popullit Tonë. As pjesa e popullsisë jugore – Toskë, po të pyetej, kurrë nuk do ta dëshironte një ndarje dhe diskriminim të tillë si ky i sotmi!
Unë që po e ngre këtë problem për publikun kam një avantazh të madh që më bën të rrëzoj çdo hamendje se shkrimi im ka për qëllim të ngre problemin e ndarjes krahinore midis shqiptarëve, Gegë e Toskë, temë shumë herë e preferuar e vetë përçarësve për të fshehur keqbërjet e tyre.
Pra kam të drejtën të shkruaj për këtë fenomen nga pozitat kur familja ime përbëhët nga një përzjerje Veri – Jug. Unë jam Gegë. Bashkëshortja ime është Toskë. Për rrjedhoje fëmijët e mi janë 50 për qint Gegë e 50 për qint Toskë. Ndërsa nipi dhe mbesa ime janë 25 për qint Gegë dhe 75 përqint Toskë. Ata i kanë prindërit me fe të ndryshme por, siç thotë At Fishta:
“Bajram dhe Pashkë i festojmë Bashkë”.
Emri, edhe mbiemri im që po e ngre këtë problem i “ndihmon” stigmatizuesit ndaj njerëzve të krahinës time. Ata më shumë “kujdesen” për të drejtat e të zinjëve të Amerikës sesa për poshtërimin që iu bëjnë vëllezërve e motrave të tyre shqiptare, nga veriu të cilët i quajnë “Malokë”. Emri im, jo vetëm nga përmbajtja por edhe nga tre germat e para e ndihmon stigmën. Është ky përçmim që ka sjellë këtë anësim përfaqësues-diskriminues në administratën e shtetit. Le t’i referohem asaj Rilndjes së vërtetë se si e ka trajtuar këtë çështje më një varg poetik:

Gegë e Toskë, Malsi jallia,
Janë nji komb m’u da s’duron,
Fund e maje nji a Shqipnija,
E një gjuhë t’gjithë na bashkon.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Le të zgjoj interesin, brengën, shqetësimin, kërshërinë dhe turpin e atyre që nuk brengosen sesi është përfaqësimi në administratën e sotme në kuptimin krahinor të fjalës?
Tre krerët e shtetit, Presidenti, Kryetari i Parlamentit dhe Kryeministri jane nga Toskëria. Asnjëri nga Gegnia!
Asnjëri nga 15 Ministrat e kabinetit të sotëm nuk është Gegë nga Veriu. Asnjëri nuk është katolik dhe asnjëri nuk ka lidhje me Veriun e Shqipërisë!?
Asnjë nga Zevendësministrat e Qeverisë së sotme shqiptare nuk është nga Veriu!?
Nga 51 Misione Diplomatike, vetëm katër – pesë titullarë janë nga veriu.
Sipas të dhënave në websitet e Ministrive rezulton se nuk ka:
Nuk ka ASNJË drejtues të qeverisë së sotme i cili të ketë lidhje me zonat në veri të Lumit Ishëm, pra, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Mat, Bulqizë, Dibër, Shkodër, Malësi e Madhe, Kukës, Pukë, Has dhe Tropojë. Përkatësisht, po të bësh një kërkim të thjeshtë në websitet e Ministrive, nuk të kap syri as këshilltarë të Ministrave që të jenë nga këto anë;
Spastrimi në emër të vetingut nëpër gjykata ka sjellë edhe spastrimin krahinor duke mos lënë asnjë verior në Gjykatën Kushtetuese dhe as në atë të Lartën! Kjo tendencë spastrimi vazhdon në manyrë të frikshme në instancat tjera të gjyqësorit.
Të jetë vallë kjo një koincidencë e rastit, apo një veprim i qëllimshëm që vjen erë të rëndë anti – kombëtare?
Imagjinoni që as në Ministrinë e Diasporës nuk gjen dot një verior në detyrë, as edhe si këshilltar, a thua se tërë emigrantët shqiptarë janë nga Jugu i Shqipërisë!?”
Habia më e madhe është sesi përfaqësuesit e popullit të krahinave të veriut në strukturat e partisë në pushtet dhe në Parlament, janë strukur nga frika dhe squllur nga rehatia e favoreve personale që përfitojnë nga heshtja dhe pajtimi me të keqen! Ata nuk e ngrenë zërin për këtë keq – përfaqësim diskriminues grotesk përpara elektoratit të tyre. Të jesh në pushtet do të thotë të kesh qeverisjen e vendit dhe kur e ke këtë të fundit, atherë ke edhe shpërndarjen përpjestimore të vendeve të punës, pozitave në qeverisje dhe të fondeve për punët dhe investimet publike. Pra barazi, të paktën për ata që sundojnë.
Le të shohim se si është reflektuar ky shproporcion përfaqësues diskriminues në qëndrimet e qeverisë qendrore ndaj pjesës veriore vendit. Mjafton të kujtoj se një qeverisje e tillë nuk ka bërë asnjë investim në veri të Lumit Ishëm që prej tetë vjetësh. I vetmi investim është Terminanli i Thirrës në Kalimash i cili nuk është bërë për ta ndihmuar por për ta ndëshkuar Veriun e Shqipërisë. Ishte hakmarrja ndaj Rrugës së Kombit, e mallkuar për tetë vjet të të qenurit në opozitë e pushtetarëve të sotëm, që prodhoi Terminalin e Thirrës. As Ura e Kukësit ende nuk është bërë!?
Për ta krahasuar atë që siç thotë poeti ynë Rilindas i vërtetë:

Kjoftë mallkue kush qet ngatrrime
Nder kto vllazen shoq me shoq:
Kush e dán me fjal’ e shkrime
Ça natyra vetë perpoq.

Po sjell shkurt sesi e ndërtuan shtetin e parë shqiptar Baballarët e Kombit tonë, nën drejtimin e themeluesit, Ismail Qemalit:
Midis nëntë ministrave, në kabinetin e parë të Ismail Qemalit, katër ishin nga veriu dhe pikërisht, Dom Nikoll Kaçorri, Gjeneral Mehmet Pashë Deralla, Abdi bej Toptani dhe Dr. Luigj Gurakuqi. Katër të tjerë, Myfit bej Libohova, Dr. Petro Poga, Mit’hat Bej Frashëri dhe Pandeli Cale ishin nga Jugu. Toskët dhe Gegët, Muslimanët, Ortodoksët dhe Katolikët ishin përpjestimisht të përfaqësuar.
Ky përfaqësim Toskë – Gegë u ruajt edhe në atë qeveri jetëshkurtër të Princ Vidit. Kështu nga nëntë portofole tre ishin Gegë njëri prej tyre katolik.
Gjatë periudhës së Mbretërisë Shqiptare është i njohur kujdesi që Ahmet Zogu, bënte për ruajtjen e balancave krahinore dhe fetare në drejtim të shtetit. Pandeli Evangjeli dhe Kostaq Kota të dy ortodoks nga Korça do të ishin kryeministrat e përhershëm Toskë në të tëra qeveritë e Mbretërisë Shqiptare. Ndërkohë emra të tillë si Hilë Mosi e Mirash Ivanaj, të dy katolikë, gjëndeshin përherë në qeverinë shqiptare.
Edhe në periudhën komuniste, edhe pse ka patur pabarazi të ngjashme me këtë të sotmën, është bërë një farë kujdesi. Të paktën nuk ka pase një diskriminim kaq absolut.
Në qeverinë e parë demokratike të vitit 1992 shohim një përkujdesje të madhe për të vënë në krye të shtetit përfaqësues jo vetëm nga dy krahina, pra Toskë dhe Gegë por edhe në pikpamje fetare. Kështu, një Shqipëri Demokratike e sapodalë nga ateizmi, vendos në krye një President Verior musliman, një Kryeministër Jugor ortodoks dhe një Kryetar Parlamenti verior, katolik. Ndërkohë, për shkak të një epërsie në krye të shtetit shqiptar, të dy veriorëve, shohim një “kompensim” me antarë të qeverisë. Kështu nga 21 anëtar të qeverisë, vetëm pesë syresh janë nga Veriu i Shqipërisë ose nga Gegnia ndër ta edhe katolikë.
Kur njeriu sheh këto evidenca pyet veten:
A jetojmë sot në një shtet UNITAR? A mos jemi të drejtuar nga një qeveri ku taksat e qytetarëve mblidhen nga të dy anët e vendit por investohen vetëm në njërin krah? Për shembull:
Sot kërkohet të bëhet Tuneli i Llogarasë dhe një Lungomare në Vlorë. Paratë për ato i paguan çdo shqiptar si në Jug si në Veri. Shumë bukur!
Po pse për tetë vjet nuk janë shpenzuar para për rrugën Tiranë – Fushë Krujë – Milot – Lezhë – Shkodër apo Milot – Rubik? Pra në rrugët që lidhin Veriun e vendit me kryeqytetin dhe Jugun dhe që mban më shumë se çdo tjetër gjallë, sektorin e turizmit?
Janë rrugë që lahen çdo ditë në gjak dhe që kanë fluksin më të madh të udhëtarve që mbushin çdo ditë hotelet tona me vizitorë e turistë nga Kosova? Asnjë investim nuk është bërë për tetë vjet në ato segmente rrugore që çojnë dhe sjellin njerëz nga veriu i vendit dhe Kosova. Ajo ka mbetur si një gryke shishje ku njerëzit më shumë kohë harxhojnë nga Miloti në Tiranë sesa nga Prishtina në Milot!?
Pse nuk ndërtohet rruga që të çon në Theth, vendi më i preferuar i turistëve nga e gjithë bota e që gjendet në thellësi të zonës veriore – katolike – shqiptare?
Në dy mandate të Partisë Demokratike u ndërtua Tuneli i Thirrës që e solli Prishtinën për tre orë në Tiranë, por u ndërtua edhe Tuneli Krrabës që e solli Elbasanin për 21 minuta në Tiranë. Sepse kishte barazi dhe jo diskriminim.
Pra shpërpjestimi i tmerrshëm diskriminues në drejtimin administrativ të vendit ka rezultatin e vet:
Mbledhje taksash në Veri dhe punësim dhe investime në Jug.
Kjo nuk është një gjë që nuk duhet vënë re. Përkundrazi duhet vënë re dhe ndryshuar! Jo duke bërë të njejtin gabim, kushdo që të vijë në pushtet
Tashmë gjithkush e di sesi zgjidhet kjo!

Post Views: 58
Previous Post

Joe Biden inaugurohet sot si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara

Next Post

Albin Kurti përjashtohet nga gara e zgjedhjeve të 14 shkurtit

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Një vlerësim i veçantë vjen për Shqipërinë nga mediumi prestigjioz amerikan CNN, i cili në një artikull të publikuar të premten...

Next Post

Albin Kurti përjashtohet nga gara e zgjedhjeve të 14 shkurtit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.