Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) bazuar në ligj, në Memorandumin e bashkëpunimit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe kërkesën e 18.01.2021, ka përfunduar verifikimin e 1081 kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme të 14.02.2021.
Valmir Elezi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve beri te ditur se janë 47 kandidatë nga rreth 1 080, të cilët janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit.
Nga përgjigjja që kemi marrë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, rezulton se 15 nga 28 subjektet politike që kanë aplikuar për çertifikim kanë kandidatë të cilët nuk janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, germën q, e cila specifikon se kandidat për deputetë nuk mund të jetë një person i cili është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit. Në përgjithësi, janë 47 kandidatë nga rreth 1 080, të cilët janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit.Pas pranimit të këtyre përgjigjeve, Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim do të përgatit Rekomandimin për aprovimin apo refuzimin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre, beri te ditur KQZ e Kosoves.
Burime të Indeksonlin brenda KQZ-së bëjnë të ditur se figurat me te rendesishme te Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Liburn Aliu, Albulena Haxhiu e Labinotë Demi-Murtezi nuk do të kenë të drejtë kandidimi për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Megjithate zyrtarisht nga KQZ emrat e lartpermendur nuk jane bere te ditur.




















